Siri, rritet numri i të vdekurve nga sulmet ndaj tregut në Halep

Numri i të vdekurve gjatë sulmeve ajrore ndaj tregut në qytezën Etarib, në perëndim të qytetit Halep në Siri, është rritur në 57, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardhë), Raid Salih, në një deklaratë për AA tha se po vazhdojnë punimet për nxjerrjen e kufomave dhe se mendojnë që sulmi të jetë kryer nga forcat ruse.

Salih ka konfirmuar rritjen e numrit të viktimave në 57 dhe ka bërë të ditur se punimet për kërkim shpëtim janë duke vazhduar.

Zona rurale e Halepit ndodhet brenda zonës së deeskalimit në Idlib, e formuar në kuadër të marrëveshjeve në Astana nga shtetet garantuese, Turqia, Rusia dhe Irani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP