Rënie në numrin e studentëve të huaj që preferojnë SHBA-të

Këtë vit ka rënë numri i studentëve të huaj që preferojnë SHBA-të, që është një nga vendet kryesuese që tërheqin studentë nga jashtë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që gazetarja e AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Institutit Ndërkombëtar të Arsimit, bëhet e ditur se është shënuar një rënie me 7 për qind në numrin e studentëve të ardhur nga jashtë në universitetet në SHBA për periudhën 2017.

Në regjistrimet e studentëve të huaj është shënuar një ulje me 45 për qind në rreth 500 universitete amerikane.

Arsyet për rënien janë faktorët ekonomikë dhe ndalimi i udhëtimit nga Trump

Thuhet se rënia e numrit të studentëve të huaj krahas kushteve ekonomike globale dhe vendore, është ndikuar edhe nga vendimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për ndalesën e udhëtimit të emigrantëve dhe refugjatëve.

Gjithashtu rënien e numrit të studentëve e ka shkaktuar edhe fatkti që ata në vend të SHBA-ve kanë preferuar Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe Australinë.

Në SHBA arsimohen më shumë se 1 milion studentë të huaj

Për vitin shkollor 2016-2017, në SHBA për arsimin universitar kanë ardhur më shumë se një milion studentë të huaj, ku në numrin e studentëve të huaj për vitin arsimor 2017 është shënuar rënie me 7 për qind në krahasim me periudhën për vitin 2016.

Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Tregtisë mësohet se studentët e huaj me pagesat e universiteteve, të konvikteve dhe shpenzimeve të tjera në vitin 2016 kanë sjellë 39 miliardë dollarë të ardhura në ekonominë amerikane.

Ndërsa theksohet se rënia më e madhe me 32.4 për qind është shënuar tek studentët e ardhur nga Brazili. Një rënie tjetër është shënuar edhe nga Arabia Saudite, e cila renditet si vendi i katërt që dërgon më shumë studentë në SHBA, ku është shënuar rënie me 14.2 për qind duke ulur numrin e studentëve nga 61 mijë në 52 mijë.

Kina është në krye të vendeve që dërgojnë më shumë studentë në SHBA, e cila ndiqet nga India, Koreja e Jugut, Arabia Saudite, Kanadaja, Vietnami, Tajvani, Japonia, Meksika dhe Brazili.

Bëhet e ditur se rreth 50 për qind e studentëve të huaj në SHBA janë nga Kina dhe India.

Ndërsa nga Turqia për vitin 2016-2017 në SHBA kanë ardhur 10 mijë e 586 studentë.

Universitetet më të preferuara nga studentët e huaj në SHBA janë në Kaliforni, New York, Teksas, Massachusetts, Illinois, Pennsylvania, Florida, Ohio, Michigan dhe Indiana.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL