Ligji për arsim të lartë është ndryshuar 20 herë, ndërsa rregullimi studentor ende jo

Sot në Universitetin e Evropës Juglindore, studentët i ndanë qëndrimet dhe mendimet e tyre në lidhje me organizimin studentor dhe parlamentet studentore gjatë konsultimeve të para në debat për organizimin e ri studentor, Fani Dimovska nga ELSA tha se edhe përkundër ndryshimeve ligjore në arsim, vetëm një nen rregullon organizimin studentor, njofton Portalb.mk.

“Ligji aktual për arsim të lartë është ndryshuar më shumë se 20 herë qëkur është miratuar.  Megjithatë, edhe përpos ndryshimeve të mëdha nga miratimi i tij deri më sot, ligji përmban vetëm një nen i cili e rregullon organizimin studentor, dhe së këndejmi është e qartë pse kjo temë konsiderohet si e pa thënë dhe e rregulluar në mënyrë konfuze.  Ligji i ri duhet të ofrojë qëndrueshmëri më të madhe dhe pasqyrë më të mirë për organizimin studentor” – thotë Fani Dimovska nga ELSA.

“Plenumi studentor i cili betejën e vet e filloi para tre vjet, lufton për përmirësimin e standardit të studentëve por edhe përmirësimin e statusit të studentëve në shoqëri.  Jemi të mendimit se, që të ndryshohet dika duhet të fillohet nga më të rinjtë dhe problemet e tyre.  Prandaj ne si Plenum i studentëve e ngritëm zërin për përmirësimin e arsimit të lartë por edhe për përmirësimin e standardit të studentëve për të cilin mendojmë se është puna kryesore.  Shpresojmë se kjo Qeveri për dallim nga ajo e kaluara do të ketë sens për nevojat e studentëve dhe se do të përpiqet statusin e studentit ta ngrejë në një nivel më të lart” – tha Jana Nashullova nga Plenumi i studentëve.

“MOF shumë vite punon në drejtim të organizimit studentor me aktivitete të ndryshme.  Nevoja për organizim të ri studentor është evidente sepse pothuajse në të gjitha universitetet parlamentet studentore janë jo funksionale ose me përfaqësues jo legjitim kohë më të gjatë. Iniciativa ka për qëllim të grumbullojë mendimet e studentëve nga të 4 qyteteve universitare, Shkup, Tetovë, Manastir dhe Shtip, dhe të paraqesin rekomandime në MASH, që të njëjtat të bëhen pjesë e Ligjit për arsim të lartë i cili është në proces të përpilimit”, deklaroi Martina Ilievska nga Forumi Arsimor Rinor.

Pas fjalëve hyrëse, studentët e pranishëm dhe të rinjtë kishin mundësi të tregojnë qëndrimet e tyre në lidhje me organizimin studentor dhe mënyrat se si duan kjo të rregullohet me Ligjin për arsim të lartë.  Konsultimet tani më janë realizuar në Shtip, Manastir dhe sot në Tetovë, ndërsa do të zhvillohen edhe në Shkup. Pas përfundimit të konsultimeve, përfundimet do të përmblidhen në një dokument ( polisi brif) i cili do tu dorëzohet institucioneve kompetente në tryezë të rrumbullakët që do të ndodhë kah fundi i muajit.

Gjatë evenimentit fjalim kishin: Veton Iljazi- Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore, Jana Nashullova – Plenumi studentor, Fani Dimoska – Asoacioni Evropian i studentëve të Drejtësisë (ELSA), Martina Ilievska – Forumi Arsimor Rinor (MOF), Enkelej Ajazi (Ombudspersoni – Universitetit të Evropës Juglindore), Blerim Zejneli – Democracy Lab.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP