Presidenti slloven Pahor, pret që Maqedonia të jetë anëtarja e ardhshme në NATO

“Sllovenia me kujdes e ndjek dhe e miraton politikën e fqinjësisë së mirë dhe të politikës rajonale në Repbulikën e Maqedonisë, si një ndër kushtet për anëtarësim në BE dhe NATO dhe ngelet përkrahës i fuqishëm në këto procese”, tha presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor në takimin e sotëm me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informon shërbimi për informim i Qeverisë së Maqedonisë, Pahor “sinqerisht shpreson se shumë shpejt Maqedonia do të jetë anëtarja e radhës e NATO-s dhe se me BE-në së shpejti do të arrijnë marrëveshje për fillim të bisedimeve”.

Kryeministri Zaev, ka theksuar se “koalicioni qeveritar në Maqedoni pas zgjedhjeve lokale, rezultatet e të cilës konfirmuan mbështetje për politikat aktuale, tani kanë për obligim që sa më shpejtë në mënyrë më solide t’i vazhdojë proceset e filluara reformatore”.

Në lidhje me aspiratat euro-atlantike, Zaev ka thënë se po përgatiten kushtet për konsensus politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button