Kërkohet dorëheqja e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski

Sindikata e punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare (AOGJSHQ) kërkon dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaçovski, pasi që sipas tyre, ai është njëri nga fajtorët kryesor për gjendjen e keqe financiare në të cilën gjenden gjykatat, njofton Portalb.mk.

“Ne vlerësojmë se Karaxhovski është fajtor për atë që dy herë nga 40% na janë ndaluar, janë transferuar në gjykatat deri më 31 dhjetor të vitit 2016 dhe mundej shumë thjeshtë që me miratimin e tij këto para të na ktheheshin mbrapa”, theksoi kryetarja e AOGJSHQ-së, Verica Taseva në konferencën e sotme për shtyp.

Ata reagojnë për shkak se me propozim – buxhetin për vitin 2018 janë lënë pas dore të punësuarit në shërbimin gjyqësor dhe në atë prokurorial, të cilët disa herë deri më tani kanë bërë grevë për rritje të rrogave dhe mëditjeve shtesë për rroga.

Nga Sindikata shpresojnë se së shpejti do të përmirësohen kushtet për të punësuarit në shtëpitë korrektuese, pasi që ashtu siç informojnë kanë realizuar takim me drejtorin Drejtorisë për Menaxhim me Sanksione dhe është në përgatitje ligji për kryerjen e sanksioneve në të cilën marrin pjesë përfaqësuesit e sindiaktit.

Në lidhje me gjendjen aktuale rreth zgjedhjeve të kryetarit të LSM-së, qëndrimi i AOGJSHQ-së është se kandidati i tyre Peco Grujovski i plotëson të gjitha kushtet që të jetë kandidat i mundshëm për kryetar. Ditët në vijim, ashtu siç paralajmëruan, do të dalë me qëndrim kandidati Grujovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP