Leonora Jakupi tregon arsyen përse nuk është martuar ende

Për Leonora Jakupin rrallëherë flitet për jetën e saj private. Asnjëherë nuk kemi mësuar personin me të cilin ajo është dashuruar.

Gjithsesi në një intervistë disa kohë më parë për emisionin “Mirage”, pas dasmës së Labinot Gashit këngëtarja zbuloi se ka në plan të martohet së shpejti, transmeton Revista Class.

Ajo ka treguar së fundmi edhe një nga arsyet se përse nuk e ka marrë ende hapin e madh, për të çuar lidhjen e saj në martesë.

“Ajo që ndoshta më ka shtyrë që të mos e marr këtë vendim tash e sa kohë, ka qenë pikërisht ajo lidhja shumë e fortë dhe e ngushtë me familjen time. Gjithmonë kam pasur frikën se nëse martohem largohem prej mamit, prej vëllait, prej motrës. Po më duket sikur ndryshoj jetë, sikur po bëhem njeri tjetër. Kam menduar dhe vazhdoj të mendoj që ata kanë ende nevojë për mua”,-është shprehur Leonora.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP