Vuçiq kërcënon hapur Bosnjën pas paralajmërimit të Izetbegoviqit për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ashpër pas paralajmërimit të Bakir Izetbegoviqit se Bosnja dhe Hercegovina do ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës.

“Disa mendojnë se Serbia nuk është mjaftueshëm e përulur dhe e poshtëruar dhe se vetëm e përulur dhe e poshtëruar Serbia është Serbi e mirë”, ka thënë Vuçiq si reagim ndaj Izetbegoviqit.

“Ajo intervistë komplikon shumë gjëra në rajon”, ka thënë presidenti serb, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, intervista e Izetbegoviqit për DË ku flet për njohjen e Kosovës, do të ketë pasoja afat gjatë politike dhe ligjore.

“Po të thosha unë që duhet pranuar pavarësia e Republikës Serbe, do të përfundoja në Hagë”, ka thënë Vuçiq, por duke “harruar” se Kosova e kanë njohur 108 shtete të botës, e Republika Serbe është pjesë e Bosnjë.

Vuçiq kërcënon Bosnjën duke thënë se shumë gjëra tashmë kanë ndryshuar me këtë intervistë.

“Përgjigjja serbe do të pasojë pas disa ditësh”, është kërcënimi i Vuçiqit për Bosnjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP