Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në rajon

Shqipëria nuk është më në 10 vendet e para për kërkesat për azil në rajon. Ky trend filloi të ketë rënie  që nga fundi i vitit 2016.

Drejtor i Qendrës gjermane për informacion dhe migrim, arsim dhe karrierë (DIMAK) në Tiranë, Florenc Qosja  gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në mjediset e ambasadës gjermane tha se nga janari i këtij viti deri tani janë kthyer 4519 persona, që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, gjatë këtij viti ka 72 për qind azilkërkues më pak  nga Shqipëria .

“Në vitin 2015 kishte një numër të lartë të azilkërkuesve, ndërsa në 2016, nisi rënia e kërkesave të shqiptarëve që kërkonin azil në vendet e BE-së”, u shpreh Qosja. Ai shtoi se kthimi i azilkërkuesve është pozitiv.

Ndërsa përfaqësuesja e zyrës së punës në Shqipëri, Erina Gaxho, u shpreh se “kemi më shumë aplikuese femra për punësim jashtë vendit”.

Qendra gjermane për informacion dhe migrim, arsim dhe karrierë (DIMAK) është një institucion, që ndërlidh zyrën e punës shqiptare.

Qendrën e trajnimeve dhe politikat e migracionit të Gjermanisë. Personat që kërkojnë të punësohen në Gjermani interesohen tek kjo zyrë dhe përmes kësaj zyre analizohet situata, gjendet trajnimi i duhur dhe më pas ndiqen procedurat, raporton ATSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP