“Metamorphosis” e organizon konferencën e trembëdhjetë “e-Shoqëri.mk” në temën: Liria dhe privatësia

Për të trembëdhjetën herë me radhë, Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis, do ta organizojë konferencën ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”. Konferenca do të mbahet nesër më 22 nëntor në hotelin “Holiday Inn” në Shkup, ndërsa tema do të jetë “Liria dhe privatësia“, me theks të veçantë në reformat në fushën e mediave. Në këtë ngjarje, në katër sesione të veçanta do të debatojnë dhe do të diskutojnë përfaqësuesit e institucioneve, organizatave mediatike dhe të sektorit qytetar, me qëllim që të kontribuojnë për përforcimin e vetëdijes publike për reformat prioritare dhe sfidat në sferën mediatike, njofton Portalb.mk.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, “e-Shoqëri.mk” është konferencë e cila është paramenduar si hapësirë e përbashkët për rrjetëzim dhe këmbim të përvojave, mirëpo edhe si mundësi për debat publik informativ, si parakusht themelor për komunikim të ndërsjellë ndërmjet vendimmarrësve, organizatave joqeveritare dhe mediave.

“Në fund, konferenca do të ofrojë mundësi për kriijimin e një koalicioni të organizatave qytetare dhe të mediave për mbikëqyrje dhe përfaqësim të përmbushjes së reformave”, thotë Jashari.

Ai shton se fakti që Fondacioni Metamorfozis e organizon këtë konferencë ndërkombëtare për të trembëdhjetën herë, tregon se sa e madhe është nevoja për një forum të këtillë, ku të gjithë faktorët relevantë debatojnë dhe me këtë kontribuojnë në procesin e gjithëmbarshëm të zhvillimit të proceseve demokratike në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button