Qeveria e Maqedonisë pa iniciativë për parandalimin e lajmeve të rrejshme

“Maqedonia ka problem me “fake news” (lajme të rrejshme) dhe ne si shtet jemi burim i tyre. Lajmet e rrejshme kryesish lindin nga portalet mirëpo Qeveria ende nuk ka iniciativë për hapje të debatit për ligjin e mediave derisa për të njëjtën nuk ngritet inciativë nga palët e përfshira në të”, kështu vlerësoi ministri për Shërbime Informatike dhe të Administratës, Damjan Mançevski pas takimit me përfaqësuesin e OSBE-s, Harlem Dezir ku temë bisedë ka qenë liria e mediave dhe përpilimi i propozim-ligjit të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audivizuele, raporton Portalb.mk.

“Rregullimi i portaleve në Maqedoni është pjesë e ligjit të mediave dhe nuk do të jetë pjesë kontrollit të ASHMAA-së. Bashkërisht duhet të vendosim se a është i nevojshëm të hapim debat për ligjin e mediave. Iniciativa duhet të vijë nga tjerë kush, jo nga Qeveria. Kemi problemin e “fake news” dhe ne si shtet jemi burim i tyre. Për këtë kemi biseduar edhe me Dezir, do të kemi përpjekje të përbashkëta në nivel ndërkombëtar që të arrijmë të zgjidhim këtë problem. Dhe si pjesë e Samitit Digjital që do të mbahet më prill të 2018-së do të ketë një panel të sigurt që do të adresohet në nivel global ku do të ketë debat për rregullimin e portaleve”, tha Mançevski.

Sa i përket punës së mediave veçanërisht atyre private të cilat për të mbijetuar kalojnë në “shërbime partike”, sipas përfaqësuesit të OSBE-së, Harlem Dezir problemi me ato do të rregullohej nëse gjenden mënyra të financimit të tyre nga Qeveria e Maqedonisë.

Dezir nuk precizoi se cilat do të ishin mënyrat e financimit të mediave private nga Qeveria e Maqedonisë.

“Qeveria e Maqedonisë më herët ka harxhuar shumë para në reklama gjë e cila ka bërë që të ketë edhe kontroll e trysni ndaj mediave duke i bërë që të kenë edhe restrikcione ndaj tyre. Kjo ka ndodhur edhe gjatë fushatës zgjedhore. Madje kemi edhe mediat online pa të cilat nuk mund të funksionohet por që ndaj tyre edhe ka pasur më shumë kontroll. Derisa Qeveria financon shërbimi publik duhet të gjejë mënyrë të funksionimit edhe të mediave private”, tha Dezir.

Sa i përket propozim-ligjit të ASHMAA-së, ministri Damjan Mançevski njoftoi se i njëjti ka marrë rekomandime nga OSBE-ja për të cilin do të vijojë debat i gjerë. Ai nuk dha datë të saktë se kur i njëjti do ti propozohet Qeverisë së Maqedonisë.

“Qëllimi i propozim-ligjit të ASHMAA-së ka për qëllim rregullimin e punës së kësaj Agjencie dhe shërbimi publik të Maqedonisë me qëllim të pavarësisë dhe rritjes së profesionalitetit të tyre. MSHIA ka dorëzuar në zyrën e OSBE-së variantin parësor, të cilit ne me këshilla e kemi kompletuar”, tha Mançevski.

Ndërsa, përfaqësuesi i OSBE-së, Harlem Dezir u shpreh se: “OSBE ka parë variantin fillestar të propozim-ligjit dhe ka propozuar këshilla që i njëjti të plotësohet. Edhe pse ne kemi dhënë vlerësime dhe i njëjti është plotësuar sërish duhet të ndryshohet pasi që duhet të debatohet edhe me palët e përfshira në porblem. Do të realizoj takime edhe me sektorin civil që të mund të marrim këshilla edhe nga ata me qëllim që ASHMAA-ja dhe shërbimi publik të mund të funskionojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale”, tha Dezir.

Dezir gjithashtu njoftoi se OSBE ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për çështjen e sigurisë së gazetarëve, pasi që siç u shpreh ai “në Maqedoni shpesh herë kemi pasur raste kur janë burgosur gazetarët vetëm se kanë zhvilluar storje gazetareske hulumtuese për krim dhe korrupsion”./Portalb.mk

LEXO MË SHUMË:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP