Prej nesër shi i rrëmbyeshëm dhe borë në male

Në Maqedoni prej nesër deri të premten priten reshje të rrëmbyeshme të shiut të cilat më intensive do të jenë në pjesët jugore dhe perëndimore ku në nivel lokal mund të bien deri në 70 litra në një metër katror. Në pjesët jugore do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima të rralla.

Sipas DPHM, më pak reshje të shiut priten në pjesët lindore.

Të enjten dhe të premten në viset më të larta malore do të ketë edhe reshje të borës. Të shtunën do të ketë reshje më të dobëta të shiut në nivel lokal, ndërsa të dielën rënie të temperaturave.

Vala e lagësht, e cila do ta përfshijë Maqedoninë, është si pasojë e aktivitetit të ciklonit mbi Italinë Jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button