Rreth 30 nxënës lëndohen në aksidentin në rrugën Demir Hisar – Kërçovë

Rreth 30 nxënës nga shkolla fillore “Goce Dellçev” nga Demir Hisari janë lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjes rreth orës 7:30 në rrugën Demir Hisar – Kërçovë.

Krahas nxënësve të cilët kanë marrë lëndime trupore, siç informuan nga MPB-ja për MIA-n, rëndë është lënduar edhe shoferi i autobusit Z.S. (49) nga fshati Edinakovci, Demir Hisar.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën klinike në Manastir ku u është dhënë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit dhe fugonit me targa nga manastiri, i drejtuar nga S.S. (56) nga Krusheva.

Komunikacioni nuk ka qenë në ndërprerje dhe është realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button