Në 6 vitet e fundit, MPB ka konfiskuar 2.519 armë dhe 80.000 plumba (INFOGRAFIK)

“Gjatë gjashtë vitit 2016 janë regjistruar 156 vepra të tregtimit të paligjshëm me armë në Maqedoni”, kështu shkruan në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, në të cilën tregohet gjendja në fushën e tregtimit të palejueshëm me armët në gjashtë vitet e fundit, njofton Portalb.mk.

Sipas MPB-së, më së shumti vepra të tregtimit të palejueshëm me armë janë kryer në vitin 2014, gjegjësisht 225, ndërkaq më së paku në vitin 2016, gjegjësisht 156.

Gjatë vitit 2010 MPB ka regjistruar 199 vepra, në vitin 2011 – 210, në vitin 2012 – 178, në vitin 2013 – 205, ndërkaq në vitin 2015 janë regjistruar 196 vepra penale të tregtimit të palejueshëm me armë.

Sipas MPB, më së shumti kryerës të kësaj vepre janë regjistruar në vitin 2011, gjegjësisht 248, ndërkaq më së paku vitin 2016, gjegjësisht 167.

Në vitin 2010 policia ka arritur të kapë 223 kryerës, në vitin 2012 – 215, në vitin 2013 – 237, në vitin 2014 – 234, ndërkaq në vitin 2015 – 225 persona e kanë kryer veprën penale “tregtim të palejueshëm me armë”.

Më poshtë, Portalb.mk, me inforgrafik ua sjell statistikat për gjashtë vitet e fundit (2011 – 2016) të veprave penale të cilat janë regjistruar në Sektorët e Punëve të Brendshme (SPB) të Maqedonisë.

Më poshtë në infografik mund të shihni në gjashtë vitet e fundit sa armë (copë), ka konfiskuar policia në Maqedoni.

Ashtu siç mund të shihet, gjithsej në gjashtë vitet e fundit janë konfiskuar 2519 armë, rreth 80.000 plumba dhe mbi 1 milion pushkaliqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button