Shkolla e fshatit Xhepçisht të Tetovës përballet me kushte të këqia, mësojnë rreth 400 nxënës

Banka dhe ulëse të shkatërruara, tualete të prishura, kulm që rrjedh sa herë që ka reshje shiu apo bore, janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballet shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në fshatin Xhepçisht, në të cilën mësojnë rreth 400 nxënës, raporton Portalb.mk.

Pa kabinete të posaçme, pa palestër të brendshme dhe pa sallë sporti zhvillojnë lëndët përkatëse nxënësit e kësaj shkolle, të cilët përveç këtyre mungesave përballen edhe me puseta të hapura në oborrin e shkollës, të cilat paraqesin rrezik permanent për fëmijët që e kanë patjetër ti frekuentojnë këto hapësira.

Gropë në oborrin e shkollës "Gjergj Kastrioti Skenderbeu", Xhepçisht
Gropë në oborrin e shkollës “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, Xhepçisht

Drejtori i shkollës ndjehet i ofenduar që është hapur kjo temë, sipas tij, gjendja e shkollës është e mirë

Neim Kurtishi, drejtor i shkollës fillore "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
Naim Kurtishi, drejtor i shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Edhe përkundër gjendjes faktike të cilën Portalb.mk e dokumentoi nëpërmjet fotografive, drejtori i kësaj shkolle demanton informatat se shkolla të cilën ai e udhëheq është në gjendje të keqe dhe ndjehet i ofenduar që ne e kemi hapur këtë temë.

“Unë u preka shumë nga informatat që mora se kinse shkolla në Xhepçisht është në gjendje të keqe, bëhet fjalë për informata të gabuara, nuk e mohoj se duhet të bëhet edhe më shumë por gjendja nuk është ashtu siç e përshkruani ju. Kulmi i shkollës nuk rrjedh, hapësira e paraparë për palestër të brendshme më nuk mbushet me ujë gjatë rreshjeve, as tualetet nuk janë të prishura”, tha drejtori i shkollës Naim Kurtishi për Portalb.mk

Ai madje tha se “së shpejti do të rregullohen palestra e brendshme e shkollës dhe salla sportive si dhe bankat e shkatërruara do të zëvendësohen me të reja.”

Gejndja e tualetit të shkollës
Gejndja e tualetit të shkollës
Gejndja e tualetit të shkollës
Gejndja e tualetit të shkollës
Gejndja e tualetit të shkollës
Gejndja e tualetit të shkollës
Ulëse të shkatëruara
Ulëse të shkatëruara
Banga të dëmtuara
Banga të dëmtuara
Pjesa e pasme e objektit të shkollës
Pjesa e pasme e objektit të shkollës

Komuna e Tetovës, objekti nuk është në gjendje të keqe, oborri do të rregullohet së shpejti

“Objekti i shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” është lëshuar në funksion në vitin 2010. Fakt ky që tregon se objekti nuk është në gjendje të amortizuar”, thonë nga komuna e Tetovës për Portalb.mk.

Në lidhje me pusetat e hapura në oborrin e shkollës dhe në përgjithsi për gjendjen e keqe në të cilën gjendet oborri i shkollës, nga komuna arsyetohen se për sa i takon oborit, “është paraqitur një kontest gjygjësor që e ka pamundësuar ndërhyrjen e autoriteteve. Megjithatë kjo çështje është në përfundim e sipër dhe shumë shpejtë do të bëhen ndërhyrjet e nevojshme.”

Nga komuna gjithashtu thonë se furnizimi me banka dhe karrige është bërë në vitin 2016 si dhe në rast se do të paraqitet nevoja për ndonjë kërkesë konkrete, ata do ta vendosin këtë objekt shkollor në prioritetet e investimeve kapitale në arsim, e cila kërkesë do ti bashkëngjitet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Objekti i vjetër afër një shekull duket më mirë se ai i inauguruar vetëm para 4 viteve

Si për ironi të fatit, shumë afër objektit të “ri” të shkollës, gjendet objekti i vjetër i cili në të kaluarën ka shërbyer si shkollë. Por për dallim prej objektit të ri, ky i vjetri “edhe përkundër moshës” karakterizohet me mure të shëndosha, kulm të padëmtuar dhe simetri në ndërtim, elemente të cilat fatkeqësisht i mungojnë objektit të ri.

Shkolla fillore Gjergj Kastrioti Skenderbeu-Xhepçisht
Shkolla fillore Gjergj Kastrioti Skenderbeu-Xhepçisht

Në krahasim me objektin e ri, muret e objektit të vjetër duken më të mirëmbajtura. Ndërsa nga ana tjetër tek objekti i ri, siç duket mirëmbajtja jo e duhur nga njëra anë dhe kualiteti i dobët i ndërtimit nga ana tjetër e bëjnë këtë të duket në gjendje më të keqe se objekti afër tije që ekziston për më shumë se një shekull.

Rikujtojmë se objekti i shkollës në Xhepçisht është inauguruar në vitin 2012, ndërsa që prej hapjes ka qenë vazhdimisht objekt i kritikave nga banorët dhe një pjesë e arsimtarëve të cilët pretendojnë se shkolla është hapur para se të kompletohet tërësisht.

Së fundmi çështja është ri-aktualizuar pas ankesave nga prindër dhe nxënës të cilët alarmojnë se kushtet në këtë shkollë janë nën nivelin e dëshiruar.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Esht e vertet qe shkolla ësht ne gjendje katastrofale unë i kam femijt te kje shkoll dhe jan detyru disa her me e ndru klasen kur ka pasur reshje te shiut se rjedh po ky drejtor ësht nën ndikimin e kryetares se komunes zonjeas Teuta Arifi dhe pu ky drejtor esht i etshem per post dhe mundohet me cdo kusht te rij si drejtor ne qoft se nuk besoni mund ta vizitoni shkollen bashk me drejtorin qe qenka prekur shum dhe do te shofim a do te preket . Shum mir e njeh zonja kryetare ket drejtor dhe e din shum mir sa her esht i denuar.Po ky drejtor cka nuk e tregon te verteteten esht analfabeti me i madh ne ate shkoll turp per fshatin xhepcisht te udhheq me shkollen nje drejtor si ki .

  2. mire e keni,se i tere fshati jeni injorante,po te ishit ashtu sic deklaroheni,kete drejtor shkolle se bashku me Teuten,do ta kishi terhequr zvare…po nje soj me ta jeni,popull arab…idiote mongolik..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button