Mungesë e madhe e fuqisë punëtore në Gjermani

Në Gjermani edhe më tej ka rreth 1 milion vende të lira pune. Punëdhënësit shprehen se nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve për punë. Siç raporton Dojçe Vele, asnjëherë deri më tash, që prej bashkimit të vendit nuk ka pasur një kërkesë të tillë për fuqi punëtore.

“Shpigel” në botimin e saj online shkruan se: Në radio, në bilboarda, në internet, ndërmarrjet “qahen” për punëtorë të ri. Ekonomia është në kulm, eksporti po lulëzon. Shumë gjerman harxhojnë shumë para në blerje. Disponimi i firmave është i mirë, si rrallë deri më tani. Tani janë publikuar rezultate të reja nga hulumtimi në lidhje me rritjen e bruto produktit vendor. Shumë ekonomist paralajmërojnë se Gjermania gjendet në fazën e zhvillimit të hovshëm… Diçka nuk është në rregull. Ky bum i ka disa karakteristika të cilat nuk janë vërejtur në të kaluarën në fazat e rritjes-thonë ata, përcjell Portalb.mk.

Punëtorë

Punëtorë

“Zhvillimi i hovshëm ndodh kur rritja ekonomike e tejkalon kapacitetin prodhues. Ky dallim që ndryshe quhet “hendek në prodhimtari”, i cili në Gjermani është shumë i madh.  Dilema për momentin është në lidhje me atë se sa i madh është ky hendek. Vlerësimet lëvizin nga diçka mbi zero për qind deri afër tre për qind të bruto prodhimin vendor. Kjo nuk paraqet ndonjë befasi, për shkak se hendeku në prodhimtari mund të matet vetëm në bazë të të dhënave të cilat vijnë të vonuara. Një ndër treguesit për zhvillimin e hovshëm është edhe mungesa e fuqisë punëtore në pjesë të ekonomisë, shkruan “Shpigel online”.

Për mungesë të fuqisë punëtore shkruan edhe gazeta “Rajnland Fallc” e cila në botimin e saj online shkruan për një rast interesant që ka ndodhur në qytetin Langelfeld: Ekspertët paralajmërojnë se në vitet në vazhdim në Gjermani do të ketë mungesë të infermiereve. Kjo nënkupton se në klinika dhe në shërbimet mjekësore do të jetë e vështirë të gjendet personel. Spitali “St. Martin” në Langelfeld për këtë shkak ka filluar një metodë jo të zakonshme: shpërblim prej 1000 euro për atë që do të gjej infermiere kualifikuar.

Infermiere

Infermiere

“Kjo ka nxitur reagime të mëdha në opinion. Ndërsa udhëheqësi i klinikës sqaroi se do të shpërblehet edhe ai që gjen qoftë edhe personel me të paktën një vit përvojë pune në spitale, duke përfshirë edhe ato që kanë punuar me orar të pjesshëm ose me orar të plotë. Ai tregon se në ekonominë e lirë të tregut është normale të shpërblehen edhe ato që sjellin fuqi punëtore”. Nga ana tjetër ka edhe nga ata që e kritikojnë këtë veprim. Kështu përfaqësuesi i sindikatës, Berdi tha se për shkak të kësaj oferte në fakt nuk është në favor të klinikës e cila në këtë mënyrë me doemos po kërkon të gjej punëtorë.

Ndërsa hekurudha gjermane “Dojçe ban” (DB) ka shpallur as më pak e as më shumë se 1000 konkurse për vende të reja pune-vetëm brenda një jave, shkruan “Berliner morgenpost”. “Oliver Deneke dëshiron ti hap vetes perspektiva të reja pune. Kuzhinieri 32 vjeçar deri më tani ka punuar në vende të ndryshme. Për momentin punon në higjienën komunale në Hanover. Hekurudha është firmë e madhe me vende të sigurta, dhe mendoj se edhe pagesa është e mirë. Edhe vet nuk e di çka konkretisht ka punuar, por në fillim ka shkuar tek objekti i DB në Berlin, ndërsa më vonë të njëjtën gjë e bënë edhe 50 bashkë qytetarë të tij.

“Kjo ofertë është pjesë e konkursit më të madh gjerman për punësim. Për shkak të kësaj objekti afër stacionit hekurudhor në Berlin ishte i hapur për të interesuarit edhe të shtunave deri në orën 22. Përveç kësaj deri më tani janë paraqitur 300 kandidatë në biseda konkrete për punësim eventual në të ardhmen. Gjatë javës u realizuan 10 intervista pune. Një kandidate e fitoi vendin e punës. Ajo do të udhëheq me lokomotiva në sektorin e ngarkimit”.

“DB, përveç se në Berlin, njofton të interesuarit edhe në Hamburg, Mynhen, Keln, Manhajm dhe Frankfurt. Kërkohen drejtues të automjeteve, personel ndihmës, për shembull për restorantet në vagonë, radar, kontabilist dhe sigurisht vozitës të trenit. Në konkursin “Shirum Gjermani” u paraqitën rreth 3000 njerëz, ndërsa qëllimi i DB është që deri në fund të vitit të punësoi 1000 njerëz, shkruan “Berliner Morgenpost”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP