Italia, jashtë Botërorit pas 60 vitesh (VIDEO)
Italia nuk ka arritur të kualifikohet për në Botërorin “Rusi 2018”.
“Axurrët” nuk arritën të shkonin më shumë se barazimi 0-0 ndaj Suedisë në “San Siro”, duke mos e përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë, transmeton Top Channel.
Edhe pse dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, Italia nuk krijoi shumë raste të rrezikshme.
Menjëherë pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, publiku shpërtheu në vërshëllima, ndërsa lojtarët italianë në lot.
Kjo është hera e parë pas 60 vitesh që Italia nuk do të jetë pjesë e fazës finale të një Botërori, ndërsa Gianluigi Buffon nuk do të ketë mundësi të luajë Botërorin e tij të gjashtë.
I don’t get a word of this but this is heartbreaking…
You can see the pure emotions this guy has for his country…
Legend!!!
Buffon ??pic.twitter.com/x71aBoANyP— Palash Agrawal #21 (@drpalashagrawal) November 13, 2017