Ja cili fshat është më i ftohtë në botë (FOTO)

Shumë prej nesh ankohen për ditë të ftohta gjatë muajve të dimrit, por çfarë do të thoshin banorët e fshatit Oymyakon për nivelin e temperaturave që arrijnë atje.

Në muajin janar temperatura mesatare është -50 gradë celsius në fshatin rus, duke e bërë atë vendin më të ftohtë të banuar në tokë, njofton Top Channel.

Temperatura rekord në këtë vend është regjistruar -71.2 gradë celsius. Oymyakon ka rreth 500 banorë që përdorin djegien e druve për ngrohje. Fshati është rreth 750 metra lartësi mbi nivelin e detit dhe gjatësia e ditës lëviz nga 3 orë në dhjetor dhe 21 orë gjatë verës.

Pavarësisht dimrave të acartë, në muajt e verës temperaturat mbi 30 gradë celsius nuk janë të pazakonta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP