Maqedoni, gazetaria hulumtuese te mediumet tradicionale vazhdon të jetë edhe më tej shumë pak e pranishme

Numri artikujve hulumtues, edhe pse është rritur dyfish, edhe më tej ngelet nën 1 përqind. Vitin e kaluar ka arritur vlerën 0,4 përqind, këtë vit 0,8 përqind. Kjo në praktik do të thotë se nga 1.000 artikuj të publikuar në mediumet tradicionale , vetëm 8 prej tyre mund të klasifikohen si hulumtuese, shkruan “Vërtetëmatësi

Mungesa e teksteve hulumtuese dhe analitike te mediumet tradicionale në Maqedoni edhe më tej është shqetësues, edhe pse në vitin 2017 në raport me vitin 2016 gjendje është përmirësuar.

Ky është përfundimi i përgjithshëm që doli pas hulumtimi të bërë mbi 10 mediumeve tradicionale në vend nga ana e Qendrës për komunikim qytetarë, BIRN dhe OJQ Info Qendra, i mbështetur edhe nga Unioni Evropian.

Monitorimi është kryer në tre rrugë gjatë një jave të marsit, prillit dhe majit të vitit 2017  të mbi 3.065 materiale gazetareske në 10 mediume tradicionale të cilat vlerësohen si relevante, të shikuara dhe të shkruara dhe janë nën pronësi të ndryshme si dhe me redaksi të ndryshme: Televizioni i Maqedonisë, Alsat M, Sitell, Telma dhe televizioni rajonal Tera, më pas gazetat ditore Shtypi i lirë, Dnevnik dhe Koha si dhe ato javore Fokus dhe Kapital.

Hulumtimi dhe analiza u prezantuan sot në Shkup në publikimin “Analiza e rezultateve nga monitorimi i informimit të mediumeve në vitin 2017”, me çka u mbajt edhe debati për një gjendje të këtillë të mediumeve dhe për zgjidhet e mundshme.

PËRMIRËSIMI ËSHTË MINIMAL

Përmirësimi është minimal nga përqindja e përgjithshme. Vitin e kaluar i njëjti hetim tregoi se numri i historive analitike dhe hulumtuese kap vlerën prej 5 përqind prej numrit të përgjithshëm prodhimeve të mediumeve të monitoruara, përderisa këtë vit kjo përqindje është rritur deri në 8,8 përqind. Përgjatë kësaj, numri i artikujce kryesisht hulumtues, edhe pse është rritur dyfish, ai edhe më tej është nën 1 përqind. Vitin e kaluar arriti vlerën prej 0,4 përqind, këtë vit 0,8 përqind. Që në praktik do të thotë se nga 1.000 storje gazetareske të publikuara në mediumet tradicionale vetëm 8 prej tyre mund të klasifikohen si hulumtuese.

FireShot Capture 383 - - file____C__Users_Vistinomer_Downloads_Monitoring_2017(1).pdf

Në raport me temat të cilat i kanë hulumtuar mediumet e monitoruara tradicionale, kanë dominuar temat nga ekonomia dhe politika. Ato ndiqen prej temave nga arsimi, mbrojtja sociale, shëndetësia dhe siguria.

FireShot Capture 382 - - file____C__Users_Vistinomer_Downloads_Monitoring_2017(1).pdf

 

Shihet qartë, se storjet hulumtuese-analitike edhe më tej janë të diktuara nga ngjarjet ditore politike dhe janë të fokusuara në tema të fushës së ekonomisë dhe politikës. Temat e mbetura të cila kanë rëndësi të veçantë për qytetarët dhe janë të interesit publik (për shembull, korrupsioni, gjyqësori, standardet jetësore, mjedisit jetësorë, energjetika dhe të tjera) mbeten mbrapa dhe ende nuk janë nxitëse për hulumtuesit dhe nxitje për gazetarët – thuhet në analizë.

Është konstatuar edhe një pjesë e madhe e historive hulumtuese dhe analitike janë ndërmarr me vetë iniciativë. Prej 31 përqind të përmbajtjeve të monitoruara për të njëjtat kanë qenë hulumtimet e pavarura të gazetarëve dhe kjo paraqet rritje prej 7 përqind na raport me vitin e kaluar.

RRITET NUMRI I HULUMTIMEVE PA KONSULTIMIN E PALËS SË PREKUR  

Edhe se numri i teksteve vlerësohen si hulumtuese dhe analitike, në të cilat nuk është cituar asnjë burim, parametrat e tjerë rreth citit të burimeve janë shqetësuese.

Është vërejtur një rënie e hulumtimeve në të cilat nuk kanë asnjë burim informacioni. Në vitin 2016, përqindja e teksteve/shembujve pa një burim të cituar arriti vlerën prej 9 përqind, ndërsa në vitin 2017, ky numër është zvogëluar deri në 5 përqind. Për sa u përket historive në të cilat ja vetëm një burim informacioni, shkalla e tyre mbetet relativisht e lartë dhe pothuasje e pandryshuar – 18 përqind – thuhet në analizë.

Në të njëjtën kohë është konstatuar edhe rritja e numrit të teksteve në të cilat nuk është konsultuar pala e prekur. Nëse në vitin 2016 kjo ka ndodhur në 45 përqind të teksteve, këtë vit ky kuantumi është rritur për 10 përqind dhe ka arritur vlerë prej 55 përqind.

FireShot Capture 386 - - file____C__Users_Vistinomer_Downloads_Monitoring_2017(1).pdf

 

Është shqetësues edhe verifikimi i fakteve përmes burimeve të cituara. Në 40 përqind e teksteve të gazetarëve kanë cituar vetëm një burim, 32 përqind kanë cituar vetëm 2 burime, ndërsa në 25 përqind të rasteve gazetarët kanë shfrytëzuar më tepër burime.

Ky segment pozitiv të cilin e kanë ndarë hulumtuesit është rritur numri i burimeve të cituara të informacionit në artikujve në raport me vitin e kaluar.

Analiza tregon se rreth 82 përqind të përmbajtjeve kanë shkruar burimet, përkundër 71 përqind nga viti 2016. Vetëm 2 përqind e teksteve hulumtuese-analitike dhe shembujve, burimet janë anonime, ndërsa në 12 përqind ka edhe burime anonim dhe të listuara. 

Për shkak të numrave të këtillë “të larmishëm” në raport me burimet dhe palët e konsultuara, organizatorët e hulumtimit përfundojnë se nuk është e rëndësishme që të ketë vetëm gazetari hulumtuese dhe analitike, por çfarë kualiteti kanë këto hulumtime.

Për shkak të përgjegjësisë që kanë mediumet ndaj opinionit, por edhe për shkak të besimit shumëvjeçar dhe legjitimitetit, është mjaftë me rëndësi që të kenë kujdes jo vetëm se çka hulumtojnë dhe analizojnë – por edhe si e bëjnë atë. 

Mes propozimeve, një pjesë e mirë ju referohet edhe redaktorëve dhe pronarëve të mediumeve, të cilat nxitet që të ndajnë më tepër resurse për gazetari hulumtuese dhe gjatë realizimit të të njëjtës të kenë kujdes për standardet e gazetarisë profesionale. Një prej propozimeve ka të bëj edhe me bashkëpunimin më të madh mes konkurrentëve kur bëhet fjalë për hulumtime specifike, do të thotë, hulumtim i përbashkët dhe publikim historisë në dy ose më tepër mediumeve.

Propozime ka edhe për organizatat qytetare të cilave ju këshillohet që të dhënat deri te të cilat arrijnë ata gjatë punës së tyre të jua lënë në dispozicion gazetarëve në forma të hapur dhe aktivisht t`ju ndihmojnë gjatë zbatimit të artikujve hulumtues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button