KB: Thirrje për armëpushim global gjatë Lojërave Olimpike 2018

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e aprovoi rezolutën me të cilën kërkohet nga të gjitha shtetet që t’i ndërpresin konfliktet dhe të marrin pjesë në armëpushim gjatë Lojërave Olimpike dimërore në Pjongçang në Korenë Jugore, vitin e ardhshëm.

Rezoluta e cila u miratua me goditje të çekanit nga kryetari i Asamblesë, Mirosllav Lajçak dhe e cila u përshëndet me duartrokitje të madhe, u bëri thirrje vendeve-anëtare të marrin pjesë në armëpushimin i cili do të duhet të zgjasë shtatë ditë para fillimit të Lojërave Olimpike më 9 shkurt, deri në ditën e shtatë pas përfundimit të tyre, më 18 mars.

Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah tha para trupit 193-anëtarësh të organizatës botërore se me këtë rezolutë Asambleja e Përgjithshme “krijon kushte për të gjithë sportistët që të garojnë në paqe”.

“Vetëm vendet-anëtare të KB-së mund t’u garantojnë sportistëve rrugë të sigurt në Olimpiadë. Ata u mundësojnë të gjithë garuesve olimpikë që ta realizojnë ëndrrën e tyre jetësore”, tha Bah.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button