Zaev: Filloi procesi i zgjidhjes së problemit me emrin

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pret më 20 apo 21 nëntor të mbahet takimi i parë midis negociuesve nga Maqedonia dhe Greqia me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e kontestit të emrit, Methju Nimic. Këtë e deklaroi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me kryeministrin slloven, Miro Cerar.

Zaev foli për zhvillimin e mëtejmë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, me ç’rast përmendi se në këtë drejtim para së gjithash fokusi vihet në zgjidhjen e kontestit me Greqinë.

“Kjo është çështje megjithatë aktuale edhe në Maqedoni. E logjikshme ishte që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të bëhet përpjekje e re për zgjidhjen e këtij problemi esencial dhe të ndjeshëm, të cilin e ka Republika e Greqisë me emrin tonë kushtetues, ndërsa i cili njëherësh është pengesë për proceset tona integruese. Proceset po fillojnë, më 20 apo 21 nëntor presim të bëhet takimi i parë midis negociuesve të të dyja vendeve, me ndërmjetësin Methju Nimic”, tha Zaev.

Theksoi se edhe këtë muaj pritet intensifikimi i negociatave.

“Ne, në Maqedoni, po përpiqemi të ndërtojmë konsensus kombëtar, të gjithë, presidenti i shtetit, Qeveria, opozita, por në funksion të gjetjes së zgjidhjes dhe jo në anulimin e tij”, theksoi kryeministri i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button