Prishtina me pagën mesatare më të lartë, Mitrovica më të ulëtën

Aleanca Kosovare e Bizneseve doli sot me një publikim në të cilin konkludoi se paga mesatare Kosovë është 363 euro, transmeton Gazeta Blic.

Agim Shahini, kryetar i kësaj Aleance që grumbullon bizneset e vendit, vlerësoi se është arritur një ”trend pozitiv” në rritjen e pagës mesatare nga viti në vit.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i zhvillimit ekonomik. Krahasuar me vitet paraprake paga mesatare në Kosovë është rritur përafërsisht 4.9%. Pra gjatë vitit aktual paga mesatare në sektorin privat është 363 euro — kjo pagë është bruto. Nëse i shohim vitet se si kanë shkuar pagat. Në vitin 2011 shohim se kanë qenë 327 euro në vitin 2013, 346 euro dhe në vitin 2017, 363 euro”, tha Shahini.

Ai tregoi se paga më e ulët për nga rajonet brenda Kosovës është në Mitrovicë me 321 euro, Gjakova me 333 euro dhe Gjilani me 341 euro. Në Pejë paga mesatare arrin në 346 euro, në Ferizaj 384 euro ndërsa në Prizren 378 euro. Prishtina, nga ana tjetër, pagën më të lartë mesatare me 441 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP