Mungesa e gjinekologëve amë, femrat detyrohet të udhëtojnë me kilometra për një vizitë

Mungesa e gjinekologëve shtyn femrat në mbarë Maqedoninë, të udhëtojnë me dhjetëra kilometra që të kenë qasje deri tek mjeku gjinekolog amë. Gjinia femërore ndihet e diskriminuar duke thënë se shteti nuk kujdeset mjaftueshëm për ato dhe se kujdes mjekësor duhet t’i sigurohet secilit.Kjo situatë nuk është alarmante vetëm nëpër fshatra, por gjithashtu edhe qytetet shqiptare ballafaqohen me mungesë të madhe të gjinekologëve amë, njofton Portalb.mk.

“Ne po paguajmë sigurim shëndetësor, na hiqet nga paga çdo muaj kurse ne nuk kemi gjinekolog amë ne fshatin tonë, për të bërë një kontroll duhet të udhëtojmë deri në Shkup. Kjo është e turpshme për këtë shekull që jemi”, tha për Portalb.mk, R.T., banore e fshatit Llaskarcë i cili është rreth 20 kilometra larg nga Shkupi.

Ajo shton se duhet të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e femrave.

“Siç duket mendojnë se nuk është e nevojshme që në fshat apo në hapësira rurale të ketë mjek gjinekolog amë. Ne njëlloj si ato femra që punojnë në qytet paguajmë kontribut dhe jemi pjesë e këtij shteti. Unë nuk po flas vetëm në emër timin, po flas të emër të të gjitha femrave që jetojnë në fshatra. Sa raste kishim të femrave që humbën jetën, kush merr përgjegjësi për ato? Askush!”, tha ajo.

Kjo situatë nuk është alarmante vetëm nëpër fshatra, por gjithashtu edhe qytetet shqiptare ballafaqohen me mungesë të madhe të gjinekologëve amë. Në komunën e Tetovës ka vetëm 7 gjinekolog amë, të cilët janë shumë pak duke pasur parasysh numrin e banorëve.

“Gjinekolog amë në komunën e Tetovës ka vetëm shtatë, që janë shumë pak. Është paraparë që një gjinekolog të jetë për rreth 3 mijë banorë, kurse në kemi nga 7 apo 8 mijë që i bje pothuajse trefishi”, tha për Portalb.mk gjinekologia nga Tetova, Vesna Serasimovska.

Në Tetovë ka rreth 90 mijë banorë, ku në bazë të popullsisë, duhet të ketë rreth 30 gjinekolog. Në komunën e Gostivarit ka vetëm 5 gjinekolog amë, kurse kjo komunë ka 80 mijë banorë.

Gjithashtu në komunën e Dibrës, ka mungesë të gjinekologëve amë, ku janë vetëm tre, mirëpo në këtë komunë ka edhe një problem tjetër, ai që jo të gjitha gratë janë të regjistruara.

“Në komunën e Dibrës funksionojmë vetëm tre gjinekolog amë, mirëpo problem tjetër te ne është se jo të gjitha gratë janë të regjistruara”, tha për Portalb.mk, Naime Turkeshi, gjinekologe.

Gjinekologia nga Struga, Haxher Alied thotë se kësaj komune se paku edhe dy gjinekolog i nevojiten.

“Në komunën e Strugës ka vetëm pesë gjinekolog amë, por nuk mjaftojnë. Na duhen edhe së paku dy gjinekolog të tjerë që të mbulohen pacientët që kemi ne në këtë komunë”, tha për Portalb.mk, Alied.

Sipas të dhënave të Fondit për shëndetësi të publikuara në ueb faqen ‘Mjeku im amë’, në bashkëpunim me këtë institucion punojnë 144 gjinekolog, prej të cilëve 43 janë në Shkup, ndërkaq sipas analizave të disa OJQ-ve, nevojiten edhe rreth 150 gjinekolog që të plotësojnë nevojat e pacientëve.

Shoqata e mjekëve amë paralajmëron se situata do të përkeqësohet sepse gjatë pesë viteve të ardhshme pritet që rreth 20 gjinekolog amë të dalin në pension.

Ndryshe, për këtë qëllim në nivel vjetor Ministria e shëndetësisë ndan 7 milion denarë për gjinekologët amë, kur për çdo pacient të ftuar për kontroll ata marrin nga 30 denarë dhe nga 200 denare për çdo femër që bën Pap testin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button