Thaçi: Marrëveshja e demarkacionit, profesionalisht e argumentuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mbrojtur edhe njëherë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton Telegrafi.

“Marrëveshja e demarkacionit është mirë, është e qartë, e saktë, profesionalisht e argumentuar dhe e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi, gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë ndërkombëtare në Prishtinë, në mbrëmjen e së hënës.

“Çdo pretendim tjetër është vetëm zhagitje dhe humbje kohë, e dëmshme për shtetin e Kosovës dhe për të ardhmen euroatlantike”, ka vlerësuar Thaçi, në konferencën me temë “NATO dhe dinamikat e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kohën e sfidave të sigurisë globale”

Këtë deklaratë presidenti Thaçi e bëri sonte në hapjen e konferencës rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në erën e sfidave globale të sigurisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP