Javën e ardhshme Han viziton Maqedoninë

Eurokomesari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han pas takimit më zëvendës kryeministrin për çështje evropian, Bujar Osmani dhe shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov, njoftoi se javën e ardhshme do të vjen në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Një takim i shkëlqyer me zëvendës kryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov. Jam i bindur që qeveria do të shfrytëzojë dinamikën pozitive dhe që do të shohim rezultate të ardhshme të reformave deri në fund të vitit. Kjo kërkon bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, përfshirë edhe opozitën. Me padurim pres vizitën time në Shkup gjatë javës së ardhshme, me takime politike dhe me shoqërinë qytetarë” shkruan Han në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button