‘Sherr’ te ‘Kënga Magjike’! Ardit Gjebrea zbulon konkurrentët që u përpoqën të korruptonin jurinë

Edhe pak javë kanë mbetur nga netët gjysmë finale të spektaklit “Kënga Magjike”. Me rikthime artistësh të mëdhenj dhe gjithashtu shumë prurje të reja, ky edicion ka tërhequr shumë vëmendje, transmeton Xing.

Çdo vit, për shkak të formulës së votimit, janë krijuar pakënaqësi midis artistëve, duke aluduar për marrëveshje midis këngëtarëve për të marrë vota.

Mirëpo këtë vit, vetë Ardit Gjebrea ka zbuluar dy konkurentë, të cilët kanë tentuar të “korruptojnë” jurinë. Dy këngëtarë të rinj kanë tentuar të korruptojnë Olti Currin, duke i ofruar atij një pjatë të shijshme. Bes Kallaku dhe Erion Isai duket se kanë gjetur pikën e dobët të Oltit.Dhe ai duke qeshur ju thotë: “Nuk korruptohem aq kollaj unë, por lëre njëherë pjatën këtu”.

E gjitha kjo ka qenë një shaka e krijuar nga vetë stafi i “Kënga Magjike” , pasi Bes Kallaku dhe Erion Isai do të prezantojnë së bashku me Arditin këtë edicion.

Kenga Magjike

Kenga Magjike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button