Modalitetet e komunikimit, tema në takimin Dimitrov-Koxias në Bruksel

Modalitetet e komunikimit mes të dy vendeve, dhe mekanizmat e komunikimit në suaza të Bashkimit Evropian ishin një pjesë e temave për të cilat sot kanë biseduar ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias të cilët janë takuar në margjinat e takimit me shefat e diplomacive të vendeve të BE në Bruksel.
“Biseduam për çështjet e lidhura me komunikimin, mekanizmat e komunikimit në BE, me ç’rast potencova se duhet të kemi politikë të duhur që të kemi komunikim të duhur”, tha Koxias pas takimit.
Ai në bisedën me Dimitrovin ka potencuar se Evropa ka nevojë për politika të bazuara në vlera, demokraci, çështje sociale dhe vizionit për shoqëri më ndryshe, lajmëroi ANA-MPA.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë gjatë fundjavës për se të niset për në Bruksel ka deklaruar se Greqia do që të zgjidhet çështja lidhur me emrin dhe se atë qartë ua bën me dije partnerëve të tij në BE dhe në Uashington
Ai paraprakisht deklaroi deklaroi se pret që çështja për emrin të mbyllet në gjysmën e parë të vitit 2018.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe kryeministri Zoran Zaev, ndërkaq, javën e kaluar kanë theksuar se në Maqedoni ka vullnet politik për zgjidhjen e kontestit, dhe se duhet të bëhet një hap përpara dhe të shfrytëzohet klima pozitive në marrëdhëniet me Greqinë.
Konfirmuan se bisedimet për çështjen me emrin do të vazhdojnë në fund të muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button