Osmani dhe Dimitrov në Bruksel në takim me Johanes Han

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës në Bruksel, realizuan takim pune me Eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han, ku diskutuan të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me agjendën evropiane të Republikës së Maqedonisë, transmeton MIA. 

Osmani, Siç kumton SÇE, referoi për përkushtimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e reformave, duke theksuar zgjedhjet lokale që u mbajtën, realizimi i suksesshëm i të cilave, paraqet kurorë të Planit 3-6-9.

Osmani potencoi se pas përfundimit të zgjedhjeve, reformat sërish janë në qendër të vëmendjes të Qeverisë, intenca e të cilës është që në tërësi t’i inkorporojë në Planin 3-6-9 të gjitha sugjerimet e dhëna nga partnerët ndërkombëtar dhe i njëjti në tërësi të implementohet. Kjo, së bashku me mënjanimin e të gjitha pengesave të tjera politike në rrugën drejtë integrimit evropian të Republikë së Maqedonisë, Osmani pret që të rezultojë me hapa konkret nga ana e Unionit, por edhe të vendeve anëtare të Unionit, e në drejtim të vizibilitetit të perspektivave evropiane të Maqedonisë.

“Qëllimi ynë është që deri në fund të vitit të realizojmë progres solid në implementimin e reformave, me çka do të sigurojmë heqjen e rekomandimit të kushtëzuar, gjë që në mënyrë përkatëse, për reformat e realizuara, presim të rezultojë me raport pozitiv dhe rekomandim të pastër nga ana e Komisionit në prill, vitin e ardhshëm”, tha Osmani.

Ai shtoi se, mënjanimi i përshtatshëm i pengesave të ngelura politike në progresin e procesit eurointegrues, siç janë marrëdhëniet me fqinjët dhe çështjet e brendshme politike, pret edhe progres nga ana e Këshillit Evropian në qershor/korrik, të vitit të ardhshëm, kur edhe shpreson në vendimin për fillim të negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Osmani e theksoi optimizmin e ri evropian i cili sundon në Republikën e Maqedonisë, optimizëm i cili vërehet në tërë rajonin, e i cili është gjithnjë e më i dukshëm edhe tek një numër i madh i vendeve – anëtare të Bashkimit Evropian.

“Për ne 2018-ta paraqet mundësi historike kur të gjitha rrethanat janë të rregulluara për të bërë hapin vendimtar dhe më në fund të mbyllim çështjen e NATO-s dhe BE-së” theksoi Osmani.

Në kuadër të vizitës, Osmani dhe Dimitrov kishin mëngjes pune me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, ku referuan për progresin në plotësimin e obligimeve që dalin nga procesi eurointegrues, ndërsa nesër duhet të realizojnë takim edhe me Nënkryetaren dhe Përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Frederika Mogerini.

Në agjendën e Osmanit është paraparë edhe adresimi në Institutin Think-Tank, në Qendrën Evropiane për Politikë (EPC), “Plani 3-6-9: avancimi i mëtutjeshëm i procesit të integrimit të Maqedonisë në BE”, ndërsa në margjinat e vizitës do të realizojë takim edhe me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, Genoveva Ruiz Kallavera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button