Debati për ligjin për gjuhët vazhdon nesër

Edhe në pjesën e pasdites të vazhdimit të sotëm të seancës së 15-të, deputetët i kanë paraqitur  qëndrimet e ndryshme rreth projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve.

T’i përforcojmë ngjashmëritë pa garë etnike, të shkojmë përpara, të gjejmë zgjidhje të përbashkëta. Na duhet shoqëri bashkëhokore, multukulturore, multietnike, multiqytetare, ishte  porosia e shumicës qeveritare e cila bëri thirrje fillimisht të miratohet nevoja nga miratimi i ligjit, që pastaj të hyhet në debat thelbësor i cili do t’i heqë të gjitha dilemat dhe dyshimet rreth përmbajtjes dhe esencës së saj, transmeton MIA. 

Opozita, ndërkaq,  e përsëriti qëndrimin se ligji është jokushtetues dhe se zbatimi tij do të sjellë në dygjuhësinë në të gjithë vendin. Ligji është i panevojshëm dhe i pabazë, sepse Marrëveshja e Ohrit e rregullon këtë çështje, miratohet në mënyrë të përshpejtuar dhe pa konsultime me ekspertë, theksuan nga VMRO-DPMNE dhe paralajmëruan  intervenim me amendamentet.

Mjaft është, përmendi Tuntev, nga vordingu se LSDM i ka dhënë dikujt ndonjë të drejtë. Në pajtim me ligjin, bëhet fjalë për diçka që u takon qytetarëve sipas dispozitave kushtetuese.

Debati kuvendor do të vazhdojë nesër në orën 12.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button