Britania e Madhe: Dhuna ndaj muslimanëve në Mianmar “duket si spastrim etnik”

Një zëdhënës i Qeverisë së Britanisë së Madhe tha se dhuna ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar “duket si spastrim etnik”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në komentet e raportuara në mediat e Britanisë së Madhe, zëdhënësi i Downing Street ka thënë se qeveria britanike ka qenë e “tmerruar nga dhuna çnjerëzore që ka ndodhur në shtetin Rakhine (Arakan)”.

“Kjo është një krizë e madhe humanitare e krijuar nga ushtria e Burma-s (Mianmarit) dhe duket si spastrim etnik”, ka thënë ai.

Turqia gjithashtu ka qenë vendi më i zëshëm rreth krizës së muslimanëve të Arakanit në nivel ndërkombëtar.

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Pasi qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen në zonën në fjalë, është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave.

Në sulmet që janë kthyer në një spastrim etnik nga ushtria dhe budistët fanatikë janë shkatërruar rreth 300 fshatra, dhe më shumë se 600 mijë muslimanë të Arakanit janë larguar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve malore, lumenjve ose nëpërmjet detit. Ndërkohë dhjetëra mijëra njerëz të tjerë po kërkojnë mënyrat për të ikur në Bangladesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button