Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Sveti Nikoles

Zyra e jashtme për çështje kriminalistike Sveti Nikole parashtroi kallëzim penal kundër Z.T. (50) nga Sveti Nikole për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”.

“I denoncuari më 13.09.2017, si kryetar i komunës Sveti Nikole, shefit të parkut të automjeteve i ka urdhëruar që në shpenzim të komunës Sveti Nikole të mbush 48 litra karburant eurodizel në automjetet në pronësi të babait të të denoncuarit dhe 10 litra për nevojat e Njësitit territorial zjarrfikës Sveti Nikole, ndërsa gjatë pagesës me kartelën “Verna”, e regjistruar në komunën Sveti Nikole të shfaqë se 58,3 litra karburant eurodizel, është mbushur në autobusin në pronësi të komunës Sveti Nikole”, informojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button