Djema, ja modelet më popullore të flokëve tuaj ndër vite!

Vajzat i akuzojnë kot së koti se janë të marrosura pas veshjes, dhe se nuk gjejnë asnjëherë rehat në një trend të vetëm. Vitet e fundit, edhe djemtë kanë nisur t’i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së tyre, që nga veshja e deri te flokët, shkruan Bordo.al. 

Bëjnë mirë! Pse të mos e mbajë njeriu veten me të mira, në fund të fundit?

Me që modeli i kuruar i flokëve është një ndër detajet më të rëndësishme të djemve, dhe i ka dhënë hov profesionit të berberit këto kohë, le të shohim një historik të shkurtër të modeleve më popullore ndër vite.

 

1. Modeli “The fade” (vitet 2010)

Këtë model ia shohim çdo djali këto kohë. Quhet “The Fade” (zbehje), sepse vjen i bollshëm mbi kokë, dhe i rralluar në anë. I kuruar dhe i shkon thuajse çdokujt, ndaj ka qenë një zgjedhje e mirë nga djemtë.

Rezultate imazhesh për the fade haircut

2. Modelin “Man-bun” (fillimet e viteve 2010)

Ia shohim herë pas here ndonjë djali edhe sot, por ai mund të mos e dijë që është 7 vite mbrapa në modë. Ky model i ndau djemtë në kampe, me disa që patën pamje fantastike, dhe të tjerë me rezultate katastrofike.

Rezultate imazhesh për man bun haircut

3. Modeli “Biebs” (mesi i viteve 2000)

Justin Bieber është ikona e këtij modeli, por edhr Zac Efron pati gisht në përhapjen e tij. Sado që djemtë talleshin me këngëtarin e ri, duke e quajtur “vajzë”, dalëngadalë nisën të qetheshin edhe vetë ashtu, kur panë suksesin që kishte Justin Bieber me vajzat.

Rezultate imazhesh për biebs haircut

4. Modeli “Crew Cut” (vitet 2000)

Jo çdokush mund ta “qante” këtë model, pasi kërkon një strukturë specifike kockore.

Djali me model “crew” nuk ka nevojë për askënd, dhe është tejet i fortë. Vajzat jargaviten pas tij. Shembulli perfekt? David Beckham.

5. Modeli “Grunge” (vitet 1990)

A i lante kush flokët në vitet ’90? E prapëseprapë, modeli Grunge, me pamje të lyrosur, ishte aq i përhapur! Të gjithë djemtë përpiqeshin të ishin Kurt Cobain… pa sukses.

Rezultate imazhesh për kurt cobain

6. Modeli “Maja të ngrira” (vitet 1990)

Falënderoni grupin N*Sync për këtë model flokësh të ngrirë… megjithëse nuk dimë se çfarë ka për të falënderuar këtu.

Rezultate imazhesh për frosted tips

7. Model “rocker” (vitet 1980)

Vitet ’80 kishin vetëm flokë, tufa të mëdha flokësh. Shto këtu edhe suksesin që njohur rock-u në ato vite, sigurisht që një model i tillë do bëhej trend.

Rezultate imazhesh për rocker hair 80s

8. Model “i lëpirë” (vitet 1980)

Faleminderit Michael Douglas, dhe karakteri i tij Gordon Gekko në filmin “Wall Street”, që djemtë nisën të merrnin seriozisht kostumet, paratë dhe lajmet mbi bursën. Këtu përfshihet edhe modeli i flokëve të Gordonit, të ngjyer në xhel dhe të tërhequr mbrapa.

Rezultate imazhesh për gordon gecko

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP