Ja si të rrisni flokët me vetëm 1 përbërës!

Është një përzierje e cila jo vetëm pastron skalpin, por në të njëjtën kohë, i ushqen flokët dhe i bën flokët shumë të shëndetshëm. Merr një filxhan spinaq, përzieje me një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji vaj (rekomandohet vaj ulliri ose vaj kokosi), shkruan Femina.

Përzieje të gjithë masën në një blender, derisa ajo të mos jetë shumë e trashë, por as shumë e lëngshme. Pasi e ke përzier mirë, aplikoje mbi lëkurën e kokës dhe në flokë. Mbaje për gjysmë ore ose një orë, pastaj laji flokët si zakonisht.

Është një maskë që mund ta përdorësh çdo javë dhe rezultatet janë të mahnitshme.
Stimulon rritjen e flokëve dhe ndikon dukshëm në rënien e tyre.

Këshillë

Paraprakisht, spinaqin duhet ta lësh në ujë të vluar, derisa të krijohet një formë tuli. Pasi ta kullosh, spinaqit hidhi vaj ulliri (është më i rekomanduar për rritjen e flokëve).

Nëse ke flokë të thatë ose të dëmtuar, kjo përzierje është si hajmali.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP