Gratë më të famshme të Revolucionit Bolshevik

Revolucioni i Shkurtit nisi me 8 mars, sipas kalendarit të ri, dhe si për ironi të fatit përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Grave. Ja se cilat janë 8 gratë revolucionare bolshevike që janë gjurmë në histori, shkruan Bota.alFillimi i revolucionit rus më shumë se 100 vite më parë përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin, sipas kalendarit të ri. Gratë luajtën një rol të rëndësishëm në shumë ngjarje revolucionare. Një shikim i shpejtë në disa prej karaktereve më të famshme të periudhës revolucionare.

1. Nadezhda Krupskaya ishte një marksiste dhe politikane e përkushtuar, që është më së shumti e njohur si gruaja revolucionare e Vladimir Iliç Leninit. Ajo u lind në një familje fisnike të një oficeri ushtarak në Shën Petërsburg. Gjatë studimeve të saj në Gjimnazin Femëror, ajo ju bashkua disa klubeve diskutuese, ku edhe u takua më pas me Leninin. E impresionuar nga idetë e tij, ajo vendosi që t’i bashkohej në ekzilin e tij në Siberi në vitin 1896. Lenini dhe Krupskaya u martuan shpejt pas mbërritjes së tyre në Siberi, duke mbetur partner profesionalë të përjetshëm më shumë sesa burrë e grua në kuptimin tradicional të fjalës. Pas lirimit të tyre, çifti lëvizi drejt Gjenevës, ku Krupskaya mori pjesë në botimin e gazetës revolucionare “Iskra” si redaktore. Në prill të 1917, ajo dhe Lenini u kthyen në Rusi. Pasi bolshevikët morën kontrollin e vendit, ajo u emërua që të punojë nën Anatoly Lunacharsky, Komisari i parë i Popullit për Arsimin, që ishte përgjegjës për fushatën kundër analfabetizmit tek të rriturit. Ajo shërbeu si Zëvendësministre e Arsimit e Bashkimit Sovjetik për më shumë se 10 vjet. Krupskaya inspiroi themelimin e Komosmolit dhe të Lëvizjes së Pionierëve. Detajet e jetës së saj me Leninin mund të gjenden në memoarët e saj,“Remineshenca të Leninit”.

2. Inessa Armand ishte një feministe dhe komuniste, një figurë e rëndësishme e lëvizjes revolucionare dhe dashuria e jetës së Leninit. Inessa Armand u lind në një familje artistësh në Paris. Ajo u soll në Moskë nga tezja dhe gjyshja. Në moshën 19 vjeçare ajo u martua me djalin e një prodhuesi të madh tekstilesh. Armand dhe bashkëshorti i saj ndanin idetë revolucionare dhe hapën një shkollë për fëmijët fshatarë në Moskë. Pasi u arrestua për aktivitetin e saj politik në vitin 1907, ajo kaloi një vit në ekzil në Rusinë veriore. Ajo ia arriti të arratiset me sukses nga ekzili i saj në 1908 dhe të shkonte në Paris, ku edhe u takua me Leninin. Tërheqëse, talente nga pikëpamja muzikore, e rrjedhshme në shumë gjuhë dhe vërtet e apasionuar pas bolshevizmit, ajo menjëherë krahu i djathtë i tij. Qe Armand ajo që Lenini dërgoi për të organizuar fushatën bolshevike për të zgjedhur mbështetësit e tij në Dumë. Pas Revolucionit të Tetorit, Armand shërbeu si Drejtore e “Zhenotdel”-it, një organizatë që luftonte për barazinë gjinore në Partinë Bolshevike dhe sindikatat. Gjithashtu, ajo drejtoi edhe Konferencën e I-rë Ndërkombëtare të Grave Komuniste. Në vitin 1920, Armand vdiq nga kolera në moshën 46 vjeçare.

3. Natalia Sedova ishte një revolucionare, më së shumti e njohur si gruaja e dytë e Leon Trotsky, një revolucionar marksist dhe politikan rus që kreu transferimin e të gjithë pushtetit politik sovjetëve me Revolucionin e Tetorit të vitit 1917 dhe lideri themelues i Ushtrisë së Kuqe. Ajo vinte nga familja e një tregëtari të pasur dhe ishte arsimuar në Rusi. Ajo u takua me Trotsky kur ishte pak më e madhe se 20 vjeç në Paris në një ekspozitë arti. Ajo ishte mbështetëse e gazetës “Iskra” dhe Trotsky ishte përfaqësuesi i gazetës në Londër. Të dy morën pjesë në Revolucionin e vitit 1905. Gjatë Luftës së Parë Botërore, familja Trotsky kishte shëtitur nëpër Europë nga Vjena në Paris dhe Zyrih. Sedova dhe Trotsky u kthyen në Rusi në majin e vitit 1917. Pas Revolucionit të Tetorit, ajo mori një detyrë në Komisariatin e Arsimit dhe u vu në krye të muzeumeve dhe monumenteve të lashta. Në vitin 1929, Trotsky dhe familja e tij u përzunë nga Bashkimi Sovjetik dhe shkuan në Mexico City. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj në vitin 1940, Sedova u spostua në Paris dhe ruajti kontakte me shumë revolucionarë në ekzil. Vepra më e njohur e saj në këto vite ishte një biografi e Trotsky.

4. Alexandra Kollontai ishte një revolucionare, shtetarë dhe diplomate ruse, si edhe gruaja e parë që mori post ministri në historinë e vendit. Falë aktivitetit politik të saj, gratë në Rusi i dituan të drejtat de jure. Ajo kishte lindur në Ukrainë, por u rrit në Shën Petërsvurg. Pas martesës së hershme dhe ndarjes pasuese nga bashkëshorti i saj, ajo punoi për një numër bamirësishë arsimore. Ajo mori arsimim historik në Zyrih dhe jetoi në Finlandë për shumë vite. Në vitin 1915, Kollontai ju bashkua bolshevikëve dhe u kthye në Rusi, ku menjëherë u emërua Komisare për Mirëqenien Sociale. Ajo kreu studime të rëndësishme lidhur me gjendjen e të drejtave të grave në Rusi dhe inicioi reforma që promovonin barazinë midis burrave dhe grave. Gjatë epokës së Stalinit, Kollantai punoi si diplomate sovjetike në Norvegji, Meksikë dhe Suedi.

5. Larisa Reisner u përshkrua nga disa prej bashkëkohëse si “Valkiria e revolucionit rus”. Ajo shërbeu si prototipi i imazhit tipik të femrës revolucionare në art. E lindur në Poloni, ajo rridhte nga familja e një pedagogu juridiku. Pari mbaroi arsimin e lartë në Shën Petërsburg, Reisner nisi karrierën e saj letrare. Ajo u botua në një gazetë letrare kundër luftës të quajtur “Rudin” dhe, pas Revolucionit të Shkurtit, punoi për gazetën “Novaya Zhizn” të shkrimtarit rus Maxim Gorky. Në vitin 1917, gjatë punës së saj në Institutin Smolni si sekretare e Lunacharsky, ajo mori pjesë në ruajtjen e monumenteve artistike. Pasi ju bashkua Partisë Bolshevike, Reisner bëri një karrierë të veçantë për një femër: ajo u bë politikane ushtarake. Në vitin 1919 ajo shërbeu si Komisare në Shtabin Qendror Detar në Moskë. Në tetorin e vitit 1923 ajo udhëtoi drejt Gjermanisë për të qenë një dëshmitare okulare e revolucionit dhe shkroi një seri artikujsh, të cilat më pas u botuan nën emrat “Berlin, Tetor 1923” dhe “Hamburgu në barrikada”. Gjatë qëndrimit të saj në Gjermani ajo ishte bërë dashnorja e revolucionarit të mirënjohur ndërkombëtar Karl Radek. 3 vite më vonë, Reisner ndërroi jetë në Moskë në vitin 1926. Ishte vetëm 30 vjeç.

6. Sofia Panina ishte e bija e një industrialisti të pasur dhe një prej feministëve të parë në Rusi. Ajo qe gruaja e parë që shërbeu në kabinetin e ministrave kur u bë Zëvendësministre e Bamirësisë Shtetërore e Qeverisë së Përkohshme, më pas Zëvendësministre e Arsimit Publik. Ajo është e famshme për pjesëmarrjen në lëvizjen liberale dhe për iniciativat bamirëse të saj. Panina ishte lindur dhe arsimuar në Moskë. Pas mbushjes së të 20-ave, ajo krijoi një kantinë falas për nxënës të varfër në një distrikt të klasës punëtore të Shën Petërsburgut. Gjithashtu, Panina ngriti një Shtëpi Popullore Ligovsky për banorë të klasës punëtore. Vetëm pas revolucionit ajo nisi karrierën politike të saj në Dumën e Shën Petërsburgut. Ajo nuk e admironte autokracinë dhe bile quhej “Kontesha e Kuqe”. Si anëtare e Qeverisë së Përkohshme, ajo refuzoi q ta transmetojë trashëgiminë e Ministrisë së Edukimit Kulturor bolshevikëve. Panina u nxor në gjyq nga Gjykata Revolucionare e Sovjetit të Petrogradit, por mori një dënim të mëshirshëm: vetëm një censurë publike. Në vitin 1918 ajo ju bashkua Gjeneralit Anton Denikin në Rusinë jugore, por pas disa vitesh ju desh të arratisej në Amerikë, ku luajti një rol të shquar në organizimin e fondacionit të shkrimtarit klasik rus Leo Tolstoy.

7. Vera Zasulich ishte një shkrimtare dhe revolucionare menshevikë ruse. Zasulich u lind afër Smolensk në familjen e një fisniku të rënë nga vakti. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ajo shkoi në Shën Petërsburg, ku nisi klasat e alfabetizmit për punëtorët e fabrikave. Në vitet 1870 ajo ju bashkua Bakuninit dhe lëvizjes së tij anarkiste. Ishte koha kur Zasulich dhe një grup anarkistësh planifikonin vrasjen e Kolonelit Fyodor Trepov, Guvernatori i Shën Petërsburgut. Zasulich e plagosi rëndë Trepov dhe arriti që të arratisej në Europë përpara se të arrestohej. U kthye në Rusi pas Revolucionit të 1905 për t’ju bashkuar revolucionarit rus Georgy Plekhanov dhe lëvizjës së tij Yedinstvo. Zasulich mori pjesë në Revolucionin e Tetorit të 1917, por mbështeti anën që ishte kundër me Leninin, të cilin ajo e njihte nga koha që kishte kaluar me gazetën e “Iskra”. Zasulich vdiq shpejt pas revolucionit, në vitin 1919.

8. Rosalia Zemlyachka ishte një revolucionare ruse me origjinë hebreje, një politikanë dhe shtetarë sovjetike. Disa e quanin atë “Demoni” dhe “Furia e Terrorit të Kuq”. Ajo qe gjithashtu femra e parë që është nderuar me Urdhërin e Flamurit të Kuq. E lindur në familjen e një tregëtari të pasi, ajo i kaloi vitet e para të jetës së saj në Kiev, ku mori një arsimim të shkëlqyer mjekësor. Gjatë studimeve të saj, ajo u përfshi në aktivitete revolucionare. U përfshi gjithashtu në organizatën e revolucionit të parë rus dhe në Revolucionin e Shkurtit. Në vitin 1917 Zemlyachka komandoi bile një demonstrim të armatosur të punëtorëve në Moskë. Pas Revolucionit, ajo shërbeu si Sekretare e Komitetit Rajonal Krimeas. Bashkë me Bela Kun, Zemlyachka u bë e famshme si një prej organizatorëve të Terrorit të Kuq në Krime kundër ish ushtarëve të Ushtrisë së Bardhë në periudhën 1920 – 1921. Ajo vdiq në vitin 1947 dhe u varros në Murin Necropolis të Kremlinit në Sheshin e Kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP