Buxheti 2018 hyri në procedurë kuvendore, ndërprehet seanca për ligjin e gjuhëve

Qeveria këtë fundjavë e ka dorëzuar Propozim-buxhetin për vitin 2018 deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Pritet që debati për këtë të fillojë gjatë kësaj jave, siç paralajmëroi të premten në takim me gazetarët kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Xhaferi tha se do ta ndërpresë debatin për ligjin për përdorim për gjuhët, që vazhdoi sot, dhe se përparësi t’i japë Propozim-ligjit për vitin 2018.

Shqyrtim të përgjithshëm dhe shqyrtim të amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2018 më përpara zhvillon Komisioni amë për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës. Shqyrtimi mund të zgjasë, sipas Rregullores për punë të Kuvendit, më së shumti gjithsej dhjetë ditë pune.

Pas përfundimit të shqyrtimit, Qeveria përgatit propozim të plotësuar me futje të amendamenteve me të cilët është pajtuar dhe ndryshimet e nevojshme. Ky propozim i plotësuar dorëzohet deri te Kuvendi i cili në seancë plenare mund të debatojë për të më së shumti pesë ditë.

Përveç Propozim-buxhetit, deri te Kuvendi janë dorëzuar edhe Propozim-ligji për përmbarim të Buxhetit për vitin 2018, me procedurë të shkurtuar, si dhe propozim ligjet për ndryshim të ligjeve për derivate të obligueshme të naftës dhe për ndryshim dhe plotësim për tatimin personal të fitimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP