Padi penale kundër ish-kryetarit të Komunës së Novo Sellës

Sektori i Punëve të Brendshme të Prokurorisë Themelore Publike ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të Komunës së Novo Sellës i dyshuar për dy vepra penale “shërbim në detyrë” dhe “raste të veçanta për falsifikimin e dokumenteve”, njofton Portalb.mk.

“I akuzuari me 18 tetor të këtij viti në mënyrë të paautorizuar është shërbyer me veturën me pronësi të Komunës, që si kryetar komune i është dhënë për nevoja zyrtare. Edhe pse e ka ditur se i ka skaduar afati si kryetar komune, të njëjtën ditë kur ia ka dhënë certifikatën kryetarit të ri, Bllazho Vellkov ka refuzuar të kryejë prani-dorëzim të veturës, duke përgatitur udhëtim zyrtar me veturën zyrtare dhe së bashkë me bashkëshortoren e tij me 19 tetor ka shkuar në Shkup për nevojat e veta private”, tha në konferencë për shtyp Hrizantema Rendevska nga SPB Strumicë.

Pas akuzës paraprake, ekipet policore me 19 tetor para hyrjes në Strumicë te benzinska “Lukoil” e kanë ndalur veturën që është vozitur nga i akuzuari, ndërsa me të ka qenë bashkëshortja e tij.

“Bashkëshortja e tij me telefonin e vet i ka inçizuar në mënyrë jo-legale punonjësit e policisë edhe pse policët i kanë thënë të ndalojë. Gjatë kontrollit të kryer është konstatuar se i akuzuarit e ka vozitur veturën e komunës”, tha Rendevska.

Nga ana e policisë me urdhrin e Prokurorisë Themelore Publike me konfirmimin e lëndëve të marra, janë marrë vetura e fotografuar e Komunës së Novo Sellës dhe telefoni mobil i bashkëshortes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button