Hasa dhe Mazzotta në turne botëror për projektin “New moon” (VIDEO)

Kënga “25 gërsheta” që në formatin origjinal ka emrin “25 trecce” është projekti më i ri i violonçelistit shqiptar, Redi Hasa që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren italiane, Maria Mazzotta, njofton Portalb.mk.

Kënga “25 trecce” është pjesë e albumit të tyre të dytë “Hëna e re” që në origjinal mban emrin “New moon” dhe është lëshuar në përdorim më 13 tetor.

Redi Hasa dhe Maria Mazzotta nëpërmjet bashkëpunimit të tyre, duke marrë frymëzim nga njëri-tjetri kanë sjellë gërshetim kulturor të Shqipërisë dhe Italisë.

Risia më e mirë është se Redi Hasa krahas këtij bashkëpunimi, ai është pjesë edhe e albumit të ri të Robert Plant i cili ishte këngëtari kryesor i grupit Led Zeppelin.

LEXO: Led Zeppelin – Going to California

Kënga “25 trecce” është një kombinim i ri i dalë nga prezenca e dy trupave por që asnjëherë nuk hyjnë në kontakt direkt, e publikuar nga AcquaSintetica, me lojë të ngadaltë dhe rrotullime të pafundshme.

“New moon” është prodhim i Alberto Fabris kurse është regjistruar nga Timm Oliver në studion e Real World në Londër dhe përmban tetë këngë. Të dy artistët, Mazzota dhe Hasa janë një turne botëror. Më 20 nëntor do të jenë në Milano ndërkaq më 18 janar të 2018-s do të jenë në Romë./Portalb.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP