Ja si do të dukej Kuvendi i Maqedonisë nëse më 29 tetor do të kishim zgjedhje parlamentare

Kolumnisti i Portalb.mk, Robert Nesimi sot ka publikuar analizën e tij të re ku në bazë të votave që partitë politike i fituan në zgjedhjet lokale të 15 dhe 29 tetorit të 2017-s në Maqedoni, nxorri edhe përbërjen e mundshme të Kuvendit të Maqedonisë.

Sipas Nesimit, nëse më 29 tetor, kur edhe u mbajt rrethi i dytë zgjedhor do të kishte zgjedhje parlamentare, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do të dilte fituese bindëse, ndërkaq si humbëse më e madhe në bllokun maqedonas del opozitarja VMRO-DPMNE. Sipas tij, në bllokun politik shqiptar, partia që pati rritje ishte Aleanca për Shqiptarët, njofton Portalb.mk.

Robert Nesimi
Robert Nesimi

“Nga këndvështrimi i votave të fituara fillimisht del se kjo ishte periudhë e stabilizimit të trupit votues të SDSM, BDI dhe Lëvizjes Besa, ngritje e fuqishme e Aleancës, rënie drastike e VMRO-së dhe shfarosje thuajse totale e PDSH-së. Për të krijuar një pasqyrë të tillë kam marrë për bazë votat e fituara për këshillat e komunave, sepse këto pasqyrojnë më mirë vullnetin politik të votuesve dhe forcën reale të partive politike”, shkruan ndër të tjerash Nesimi.

Sipas Nesimit, nëse votat e lokaleve shndërrohen në parlamentare, “LSDM do të fitonte 54 deputetë, VMRO-DPMNE-ja do të fitonte 41 deputetë, BDI do të merrte 12 mandate, Aleanca për Shqiptarët 6 deputetë, Lëvizja BESA do të fitonte 5 mandate deputetësh, PDSH dhe TDP nga një mandat prej deputetëve”.

Në bazë të njësive zgjedhore dhe krahasuar me zgjedhjet parlamentare 2016, Nesimi vlerësoi se rezultatet reflektojnë debaklin e VMRO-së.

“Me përjashtim të zonës 6, LSDM-së gjithkund ka përmbysur ose ka thelluar rezultatin, por siç do të shohim pa meritë të saj. Ajo madje ka dalë para VMRO-së edhe në bastionin e saj më të sigurt, njësinë zgjedhore 3. Në total VMRO humb 10 deputetë, ndërsa SDSM fiton 5 tjerë”, shkruan Nesimi.

Por nëse këto vota krahasuar me koalicionet zgjedhore të 29 tetorit do të vazhdonin edhe në zgjedhje parlamentare, shndërruar në mandate deputetësh, koalicioni LSDM-DNET do të fitonte 52 deputetë, VMRO-TDP do të merrte 42 deputetë, Aleanca me BESË do të merrte 13 deputetë, Bashkimi Demokratik për Integrim do të merrte 12 deputetë kurse PDSH një deputet.

Për më shumë lexoni në kolumnën e Robert Nesimit: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button