MTV EMA 2017, një ëndërr shqiptare që u bë realitet (VIDEO)

Edicioni i sivjetmë i MTV European Music Awards ka sjellë në skenë tre shqiptarët më të vyeshëm të artit muzikor, Rita Orën, Dua Lipan, Erman Metan dhe Shkëlzen Kastrati-Xen, njofton Portalb.mk.

23472442_10155801439768416_3362970661433272319_n
Rita Ora në MTV EMA

Rita Ora shkëlqeu kësaj radhe si prezentuese, ndërkohë që Lipa e Meta u shpërblyen me çmime.

Rita Ora shkëlqeu gjatë ecjes së saj në tepihun e kuq ku u paraqit vetëm me një peshqir. Por edhe pse në rolin e moderatores sërish nuk mungoi këndimi i saj, por jo si e nominuar në ndonjë kategroi pasi që ajo kryesonte “Pamjen më të mirë”.

Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, ka marrë çmimin “Këngëtarja më e mirë e re”. Çmimi i madh për kosovaren vjen pas sukseseve sivjet me albumin e parë dhe hitin “New Rules” që ka arritur më shumë se gjysmëmiliardi klikime vetëm në YouTube.

Dua Lipa nuk ishte pjesëmarrëse në ceremoninë që po udhëhiqet nga Rita Ora për shkak të koncerteve në Amerikë.

“Artistja më e mirë e re në EMA!!! Ju dua shumë njerëz. Shumë faleminderit që keni votuar për mua! Çfarë familje!!! Faleminderit shumë”, ka shkruar ajo në Twitter pasi mori çmimin.


Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka fituar çmimin për “Këngën më të mirë italiane”.

Për këtë çmim, Meta mposhti Fabri Fiberin, Francesco Gabbani, Thegiornalisti dhe Tiziano Ferro.

Ju sjellim disa nga kategoritë kryesore: Kënga më e mirë– Clean Bandit, “Rockabye” Feat. Sean Paul & Anne-Marie, DJ Khaled, “Wild Thoughts” Feat. Rihanna, Bryson Tiller, Ed Sheeran, “Shape of You”, Luis Fonsi & Daddy Yankee – “Despacito” (Remix) Feat. Justin Bieber, Shawn Mendes, “There’s Nothing Holdin’ Me Back”; Artisti më i mirë– Ariana Grande, Ed Sheeran, Kendrick Lamar, Miley Cyrus, Shawn Mendes, Taylor Swift; Dukja më e mirë
Dua Lipa, Harry Styles, Rita Ora, Taylor Swift, Zayn Malik; Artisti i ri më i mirëDua Lipa, Julia Michaels, Khalid, Kyle, Rag’n’Bone Man; Vepra më e mirë pop– Camila Cabello, Demi Lovato, Miley Cyrus, Shawn Mendes- Taylor Swift; Videoja më e mirë– Foo Fighters me“Run”, Katy Perry me “Bon Appetit” Feat. Migos, Kendrick Lamar me “Humble”, Kyle me “iSpy” Feat. Lil Yachty, Taylor Swift me “Look What You Made Me Do”; Performanca më e mirë e drejpërdrejt- Bruno Mars, Coldplay, Ed Sheeran, Eminem, U2; Vepra më e mirë elektronike– Calvin Harris, David Guetta, Major Lazer, Martin Garrix, The Chainsmokers; Vepra më e mirë rok– Coldplay, Foo Fighters, Royal Blood, The Killers, U2; Vepra më e mirë hip hop- Drake, Eminem, Future, Kendrick Lamar, Post Malone; Vepra më e mirë alternative– Imagine Dragons, Lana Del Rey, Lorde, The xx, Thirty Seconds to Mars; Fansat më të mëdhenj- Ariana Grande, Justin Bieber, Katy Perry, Shawn Mendes, Taylor Swift; Përpjekja më e mirë– Hailee Steinfeld, Jon Bellion, Julia Michaels, Kacy Hill, Khalid, Kyle, Noah Cyrus, Petite Meller, Rag’n’Bone Man, SZA, The Head and The Heart; Vepra më e mirë italiane– Ermal Meta, Francesco Gabbani, Thegiornalisti, Fabri Fibra, Tiziano Ferro; Vepra më e mirë zvicerane– Lo & Leduc, Mimiks, Pegasus, Xen, Züri West, Ikona globale dhe U2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button