Mbi 328 të vdekur gjatë tërmetit në rajonin e kufirit iraniano-irakian (FOTO+VIDEO)

Të paktën 328 persona e kanë humbur jetën, ndërsa rreth 2.800 janë lënduar në tërmetin katastrofal i cili mbrëmë e goditi rajonin e kufirit iraniano-irakian, në provincën iraniane Kermanshah, publikoi televizioni iranian.

Sipas të dhënave të Organizatës Kombëtare iraniane për Menaxhim me Fatkeqësi, në Iran jetën e kanë humbur të paktën 207, ndërsa janë lënduar më shumë se 2.500 persona.

iraq earthquake

Përfaqësues zyrtarë iranianë theksojnë se numri i viktimave do të mund të jetë shumë më i madh, për shkak se ekipet e shpëtimit ende nuk kanë mbërritur nga rajonet më të largëta.

Tërmeti është ndjerë në disa provinca iraniane, ndërsa më rëndë është goditur Kermanshah, ku janë shpallur tre ditë zie. Atje jetën e humbën të paktën 142 persona, ndërsa spitali më i madh është shumë i dëmtuar dhe të lënduarit nuk mund të marrin ndihmë mjekësore.

Tërmeti është ndjerë edhe në Irak, ku të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 321 persona janë lënduar në rajonin e Kurdistanit irakian, njoftuan autoritetet shëndetësore kurde.

Sipas ministrit kurd të Shëndetësisë Hame Rashed, situata në qytetin Darbandikan është shumë serioze, spitali më i madh është dëmtuar dhe nuk ka energji elektrike, madje të lënduarit barten edhe në qytetin fqinj, ndërsa shumica e ndërtesave dhe shtëpive janë rrënuar.

Iraq earthquake leaves building in rubble

Pas dridhjes së parë prej 7,2 ballësh ka pasur 12 dridhje të njëpasnjëshme me intensitet prej 3,6 deri 4,7. Epiqendra ndodhej në 32 km në veri të qytetit Sarpol-e Zahib dhe në 100 km në juglindje të qytetit irakian Sulejmania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button