Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë  me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut me karakter lokal. Në pjesët jugore, ndërsa posaçërisht në ato juglindore, do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe me paraqitje të bubullimave.

Do të vazhdojë të fryjë erë jugore e cila në disa vende do të jetë e përforcuar, posaçërisht përgjatë Vardarit dhe pjesët lindore. Temperaturat ditore do të jenë në interval nga 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me temperaturë deri në 16 gradë Celsius.

Reshje më të rrëmbyeshme të shiut priten të mërkurën dhe të enjten kur temperaturat do të bien, ndërsa nëpër male reshjet do të kalojnë në dëborë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button