Ish-kryespiunët: SHBA në rrezik, Putin po ia hedh Trumpit

Dy ish-shefa të inteligjencës amerikanë thanë se Donald Trump paraqet një rrezik për Shtetet e Bashkuara, sepse është i prekshëm nga loja ruse, pasi presidenti deklaroi të shtunën se i beson mohimit të ndërhyrjes në zgjedhjet amerikan nga Vladimir Putin, raporton Top Channel.

“Ai na cilësoi amatorë politikë, sepse po përpiqej të delegjitimonte vlerësimin e Inteligjencës. Duke mos u përballur me çështjen dhe duke mos i thënë Putinit se ne e dimë që është përgjegjës, ai e fali. Kjo i tregon Putinit se Donald Trump mund të mashtrohet nga udhëheqësit e huaj, që i bëjnë apel egos së tij dhe luajnë me pasiguritë e tij, diçka shumë shqetësuese nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”, deklaroi ish-drejtori i CIA-s, Brennan.

Vet Trump u tregua mjaft kontradiktor në komentet e tij, pasi tha se i beson Putinit, e më pas se mbështet agjencitë e Inteligjencës amerikane. Kjo, sipas James Clapper tregon dobësi përpara udhëheqësve të fuqive rivale.

“Mendoj se Trump ndikohet shumë kur i nxjerrin tapetin e kuq dhe i bëjnë nderime të ngjashme. Kjo e tërheq, por vë në dukje pasiguritë e tij. Unë mendoj se kinezët dhe rusët mund t’ia hedhin Trumpit”, deklaroi ish-shefi i Inteligjencës Kombëtare, Clapper. Zyrtarë të administratës “Trump” i cilësuan këto kritika qesharake dhe thanë se askush nuk po ia hedh presidentit amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP