Kosovë: Fjalor më i ashpër politik në garën për balotazh

Para fillimit të fushatës zyrtare për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po vërehet një fjalor më i ashpër politik ndërmjet kandidatëve për kryetar komunash, vlerëson Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës për REL.

“Sidomos në debatet publike, të cilat po organizohen nëpër televizione, aty ka një gjuhë më të ashpër, po i shfrytëzojnë edhe konferencat për media për të bërë akuza ose kundërakuza në drejtim të kandidatëve të tyre”, thotë Krasniqi, përcjell Portalb.mk.

Të hënën nis zyrtarisht fushata parazgjedhore, për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen më 19 nëntor, ndërsa gjatë 5 ditëve të ardhshme, kandidatët për kryetarë komunash të cilët kanë kaluar në rrethin e dytë, do të kenë mundësi që edhe një herë ta prezantojnë ofertën e tyre para qytetarëve.

Zyrtarë të KQZ-së, ndërkaq, thonë se janë përgatitur për zgjedhjet që do të mbahet në  19 komuna të Kosovës. Valmir Elezi, zëdhënës në këtë institucion, thotë për Radion Evropa e Lirë, se të drejtë vote kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues.

 

 

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, LDK garon në 12 komuna, PDK në 9 komuna, Lëvizja Vetëvendosje në 6 komuna, AAK në 5 komuna, kurse AKR, Nisma për Kosovën dhe Alternativa nga një komunë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button