Ja çfarë tha Visar Ganiu pas fitores së sotme në Çair

Kryetari i posa shpallur i komunës së Çairit, Visar Ganiu në një deklaratë për Portalb.mk, tha se ka qenë i bindur se do të fitojë.

“Isha tepër optimist prej momentit të parë që kam hyrë në garë. Kjo është fitore e merituar, atë ma kanë dhuruar bashkëqytetarët e mi të komunës së Çairit me këtë dhe më ngarkojnë me shumë punë dhe përgjegjësi që do të filloj ti realizoj. Me të ardhmen mendoj ta bashkë-menaxhojmë komunën me ata, për një standard më të mirë dhe mirëqenie. Nuk do të jem kryetar vetëm për ata që më kanë votuar por për të gjithë banorët e Komunës së Çairit. Komuna do të këtë në shërbim të tyre 24 orë” u shpreh për Portalb.mk , Ganiu.

Sa i përket akuzave të Lëvizjes Besa se ka pasur presion ndaj qytetarëve që të mos votohet ai tha se “nuk duhet besuar akuzave të kota të një partie që humb”.

“Numri i votuesve është i njëjtë si në rrethet tjera ndërsa vazhdimisht kam bërë thirrje të këtë zgjedhje korrekte dhe të lira, të dilet të votohet sipas vullnetit të lirë. Qytetarët i kanë besuar programit tim që tre herë që votojnë dhe jo fjalëve të kota të një partie e cila humb dhe normal që gjen arsye dhe akuza. Organet e vendit do te tregojnë se çfarë zgjedhje kanë qenë”, Portalb.mk, Ganiu.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button