Zeqirja Ibrahimi i Lëvizjes Besa e pranoi humbjen në Komunën e Çairit (VIDEO)

Kandiati i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi ende pa u numëruar votat në vendvotimin 2901 në Çair ia uroi fitoren Visar Ganiut nga BDI duke e quajtur fitore e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

“Dua t’ia uroj LSDM-së fitoren në Komunën e Çairit. Kjo është fitore e vjedhur dhe nëse ata e pranojnë si të tillë ne ua urojmë. I falenderoj qytetarët që morën guximin të votojnë përkundër shumë presioneve dhe zhvatjeve. Më vjen keq për ata qytetarë që sot u burgosën me burg shtëpiak nga vagabondët e partive në pushtet dhe nga zyrtarë të policisë që abuzuan vendet e tyre zyrtare dhe nuk i lejuan qytetarët të dalin të votojnë.” tha mes tjerash Ibrahimi duke theksuar se “ky pushtet i afirmon kriminelët duke shkelur mbi demokracinë dhe të drejtat themelore zgjedhore e të zgjedhurit. E dishim që ky ri-votim bëhet vetëm për t’u legjitimuar zgjedhjet e manipuluara”, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button