Rekord i paarritshëm në futbollin kosovar, përfundon ndeshja 38-0 (Foto/Video)

Ka përfunduar java e 12-të në elitën e futbollit kosovar për femra. Në këtë javë është arritur edhe rezultati më i thellë ndonjëherë në futbollin kosovar dhe jo vetëm.

Klubi i futbollit të femrave, Hajvalia ka demoluar rivalet e Vizionit që vijnë nga Ferizaj duke i mposhtur me rezultat të thellë 38-0, transmeton Telegrafi.

Kjo fitore për vashat e Hajvalisë ishte edhe më e ëmbël pasi e thyen rekordin e rivalëve të tyre nga Mitrovica.

Ditë më parë KFF Mitrovica e kishte mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat të thellë 26-0 duke vendosur rekord në futbollin kosovar, por tanimë ky rekord nuk ka vlerë i tyre.

Përveç rekordit si fitorja më e thellë në kampionat, në këtë takim u vendos një tjetër rekord, shkruan Telegrafi.

Sulmuesja e vendasve, Zelfije Bajramaj ka vendosur rekord të paarritshëm në futbollin tonë.

Bajramaj ka shënuar hiq më pak se 18 gola në portën e Vizionit duke u bërë lojtarja e parë që shënon 18 gola për 90 minuta.

E pas përfundimit të ndeshjes, lojtaret e Hajvalisë kanë shkruar në tokë 26-0 rezultatin e rivalëve nga Mitrovica.

Por vetëm disa sekonda qëndroi ai rezultat pasi njëra nga to e prishi atë duke vendosur rekordin e tyre në fushë me 38-0.

Pas 12 javëve në kampionat, Hajvalia dhe Mitrovica ndajnë pozitën e parë me nga 31 pikë dhe këto dy klube janë duke u shtyrë mes vete vetëm me golaverazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP