‘Çmendet’ Barcelona 250 milion euro për dy lojtar, Coutinho dhe…

Barcelona është duke u përgatitur për afatin kalimtar të janarit dhe verës së ardhshme

Drejtuesit e Barcelonës tashmë e kanë të qartë se cilët lojtarë duhet t’i transferojnë për të përforcuar skuadrën dhe për ta mbajtur në nivelet më të larta.

Dëshira e parë e katalonasve është anësori i Liverpoolit, Philippe outinho, i cili ishte edhe objektivi kryesor i verës së kaluar.

Transferimi i tij do të tentohet në janar, ku Barcelona ka bërë gati 150 milionë euro, aq sa kërkon edhe skuadra angleze, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

Dëshira e dytë është sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann, por për verën e ardhshme.

Lojtari ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh, e cila është aktive vetëm deri me 1 korrik të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button