Përgatiten ndryshime të ligjit: ndalesë për ngrohjes e amvisërive me qymyr, ndalesë dhe për disa automjete

Institucionet pritet që të merren vesh se cilat rregullore dhe ligje do të ndryshohen që të ulet ndotja e ajrit. Nga Ministria e ekonomisë për Alsat M thonë se në koordinim me institucione tjera do të propozojnë ndalesë për ngrohjes e amvisërive me qymyr, ndërsa do të propozohen edhe subvencione për familjet e rrezikuara sociale që të mund t’i ndërrojnë shporetët e vjetër me të ri. Gjithashtu do të ndryshohen dispozitat ligjore të automjeteve.

Pikërisht automjetet ishin pjesë e masave kundër ndotjes që kompetentët tashmë i paralajmëruan. Një prej masave është edhe evidentimi i automjeteve se sa ndotin, vendosja e shiritave tek automjetet me ngjyra të ndryshme për ndotje të ulët, të mesme dhe të lartë. Në situata alarmante, ato që më së shumti ndotin, do të largohen nga qarkullimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button