Marrëveshja LDK-AKR, e kundërshton ashpër ish-kandidati për kryetar të komunës

Gjatë ditës së sotme LDK ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me AKR-në për rundin e dytë te zgjedhjeve që pritet te mbahet më 19 nëntor, raporton Zeri.info.

Por menjëherë pas kësaj, ka reaguar ish-kandidati i AKR-së për kryetar te Ferizajt, Amir Rexhepi, i cili e ka kundërshtuar ashpër këtë koalicion.

Madje, Rexhepi ka thënë se një marrëveshje e tillë është bërë nga kryetari i degës së ketij subjekti në Ferizaj, Labinot Tahiri dhe kandidatit për kryetar nga LDK, Muharrem Svarqa.

Kjo marrëveshje siç ka njoftuar Rexhepi, është bërë kryekëput për pazare politike, pa u konsultuar me të, si ish-kandidat i AKR-së për te parin e Ferizajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button