A dha dorëheqje Gruevski? Deklarohet VMRO-DPMNE-ja

“Nikolla Gruevski është lideri i VMRO-DPMNE-së dhe më tej do të qëndrojë në këtë funksion në pajtueshmëri me mandatin e besuar” kështu reaguan nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ndaj medias CIVIL, njofton Portalb.mk.

“Hapat e ardhshme dhe të mëtutjeshme të partisë do të ndërmerren në bazë të analizave dhe rezultateve të zgjedhjeve të fundit. Ato hapa do të jenë në drejtim të interesave të partisë së VMRO-DPMNE-së, anëtarëve të saj, të mirës së qytetarëve dhe interesit të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja përfundojnë duke thënë se “e keqja më e madhe e këtij shteti është junta e Qeverisë së Maqedonisë e cila do ta dërgojë shtetin në rënie ekonomike dhe varfëri. Gjithçka tjetër është shpërqendrim i çështjeve të rëndësishme”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Përndryshe, ky reagim i VMRO-DPMNE-së vjen pasi që CivilMedia publikoi sot lajmin se jozyrtarisht mësohet se Nikolla Gruevski ka një kohë që po mendon të jep dorëheqje nga posti kryetar i VMRO-DPMNE-së. Sipas tyre, Gruevski veç më e ka sjellë vendimin e tij, por po mendohet vetëm për kohën se kur do ta zbulojë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button