SHKA “Duflla” kthehet nga Oda Dibrane me dy çmime (FOTO)

Mbrëmë me 11 nëntor u mbajt nata e tretë finale e Festivalit Mbarëkombtar Oda Dibrane, që në saje të emrit që ka mblodhi 14 grupe artistike nga trojet shqiptare. Nata e parë u hap në Dibër të Madhe, dhe dy netët e tjera në Peshkopi, njofton Portalb.mk.

Shoqata Kulturore Arstistike “Duflla” prezantoi programin e saj në mbrëmjen e dytë duke u paraqitur me këngë dhe valle kryesisht burimore. Po ashtu në sajë të programit prezantuan edhe traditat, alegoritë dhe lojërat popullore të trevës së Dërvenit.

Atmosfera artistike ishte mbresëlënëse dhe me larmi folklori që nga jugu në veri.

Në natën finale u ndanë çmimet për ansamblet më të mira ku SHKA “Duflla” arriti të rrëmbenë dy çmime edhe atë për ‘vallen më të mirë burimore’ me “Vallja e Ali Agës” dhe çmimin ‘kënga më e mirë burimore’ me këngën “Jam e Shkupit e Dervenit”.

Këto janë dy nga shumë çmimet e fituara këtë vit për SHKA “Duflla” që për një periudhë 1-vjeçare arriti suksese të mëdha në vend dhe jashtë vendit.

Duffla 1  Duflla 2

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP